19:19:40 2017-11-15
Në udhëtimin e tyre të fundit, 42 kufoma e kanë bllokuar autostradën në Afrikën Jugore.
Një sipërmarrje për varrim, ka dashur t`i transportojë me rimorkio të hapur kufomat në varrezat e Johannesburgut në Afrikën Jugore. Papritmas ajo e humbë një gomë të automjetit në autostradë.
Lajmin e tillë, përmes Twiterit e ka plasuar Ministria e Shëndetësisë e krahinës Gauteng, gjatë ditës së mërkurë, përcjellë portali „Shtegu.com“.
Fotot e shpërndara në Twiter tregojnë një mbulesë të gomës nën të cilën gjenden kufomat nga rimorkioja, e cila e ka bllokuar autostradën.
Sipas njoftimeve të tjera, autoritetet përkatëse do të vazhdojnë hetimin deri në ndriçimin e plotë të rastit, edhe për arsyen përse një sipërmarrës privat i varrimit ka shfrytëzuar rimorkio të hapur. Vozitësi i autonjetit ka pësuar tronditje të vërtetë. Autoritetet jugafrikane kanë organitzuar transport tjetër për t`i dërguar kofomat në banesën e fundit. (Shtegu.com)

