Dyshohet për sulm terrorist në Zvicër: Një sulmuese ther me thikë një grua dhe tenton të mbysë një tjetër
Pasditen e sotme, në filialin e „Manor“ në sheshin „Piazza Dante“ të Luganos, është shkaktuar një gjakderdhje. Sipas informacionit fillestar, një grua ka goditur me thikë një tjetër dhe një tjetër ka tentuar ta mbys. Dëshmitarët okularë janë të tronditur. Policia nuk përjashton aktin e terrorizmit
Në fytyrat e tyre të zbehta vërehet tnerri. Njerëzit ikin nga filiali i „Manor“ të qendrës në Lugano. Shumica nuka duan ta besojnë se çfarë ndodhi rreth prës 14.00 në katin e gjashtë. Papritmas një grua sulmon dy të tjera pranë arkës. Së pari sulmuesja përpiqet ta mvysë njërën nga viktimat, e pastaj e nxjerr një thikë të madhe dhe e godet gruan tjetër. “Dëgjova britma dhe u ktheva. Pastaj pashë një grua të shtrirë në dysheme në mes të një pellgu gjaku. Ishte tronditëse”, tha një dëshmitar okular për“ La Regione ”, informon Shtegu.com.
Dëshmitari nuk është i vetmi që e ka parë këtë dramë. Përderisa shumë klientë vrapojnë në panik për në dalje, një çift e kap me guxim sulmuesen për flokë dhe e mban derisa të vijë policia. Dora e sulmueses ende e mbante armën e vrasjes kur policia arrestoi sulmuesen e dyshuar.
Autorja e krimit mund të ketë blerë thikën kohëve të fundit në sektorin e produkteve shtëpiake në një kati të poshtëm. Sipas „Ticinonline“, masakra ndodhi në katin e fundit të dyqanit. Policia më vonë konfirmoi se autorja e krimit ishte një banore 28-vjeçare zvicerane e Luganos.
Brenda pak minutash, ne vendngjarje kanë arritur disa shërbime të urgjencës. Sheshi në zemër të qytetit të vjetër menjëherë është bllokuar. Të dy gratë janë plagosur, njëra me plagë të rënda, por jo kërcënuese për jetën, tha policia në një njoftim për shtyp. Me këtë rast, nuk mund të përjashtojë një sulm terrorist, sipas policisë dhe tani ajo po punon me policinë federale, Policinë e Qytetit të Luganos dhe autoritete të tjera kompetente.