Dymbëdhjetë policë austriakë tmerrojnë gabimisht shqiptaren me dy vajzat
16:35:19 2018-01-31
Një grua shqiptare dhe dy vajzat e saj janë dërguar nga Zell am See për në Vjenë të Austrisë, me qëllim që të dëbohen. Por, më pas u konstatua se ka ndodhur një gabim.
Dymbëdhejtë policë me tre vetura, rreth orës 07.30, kishin ardhur për të marrë me vete një grua 33-vjeçare shqiptare dhe dy vajzat e saj 16 dhe 13-vjeçare nga qendra strehuese ne Zell am See. Policia austriake e ka dërguar familjen në Vjenë, pasi është dashur të dëbohet.
Ngjarja ka ndodhur më 14 janar të këtij viti në Austri. Sabine Pessenteiner, udhëheqëse e qendrës strehuese edhe më tej është e shokuar nga ngajrja. „Ishte ditë e diel. Gruaja shqiptare më thirri në telefon. Më pas ia kishin marrë telefonin dhe të hollat“, rrëfen e trishtuar asutriakja. Ajo i mobilizoi të gjithë mekanizmat e mundshëm, edhe pse ka qenë ditë e diel. Shumë shpejt e hetoi vendin se në cilën lagje të Vjenës e kanë vendosur familjen shqiptare. Në ndërkohë lidhet me këshilltaren juridike të shqiptares. Ajo menjëherë ka konstatuar se te Departamenti austriak për të huaj dhe azil ishte shkaktuar një gabim, shkruan „Salzburger Nachrichten“, përcjellë Shtegu.com. Shqiptarja ka parashtruar ankesë ndaj vendimit negativ të instancës së parë e cila mund të ketë ndikim dëbimi. Mirëpo, procedura ende nuk ka qenë e përfunduar. Një dita pasi u arrestuan, familja shqiptare u kthye në Pinzgau. Sipas përkujdesëses psikologjike të familjes, ato kanë qenë shpirtërisht dhe fizikisht të lodhura.
Në ndërkohë, të hënën është refuzuar ankesa e familjes. Tani, dëbimi është ligjor. Por, miqtë dhe avokati i familjes shpresojnë se ekziston edhe një mundësi. Pessenteiner pohon se Shqipëria është vlerësuar si vend i sigurt i prejardhjes. Por, gruaja shqiptare është arratisur nga bashkëshorti i saj. Një trafikant i qenieve njerëzore, i cili rregullisht e ka rrahur. Ajo ka pasur frikë nga ai që të mos e detyrojë në prostitucion duke u frikësuar për jetën e saj, po që se ai e gjen. Mu për këtë, ajo dëshiron të mbetet anonime. Pessenteiner ka vazhduar më tej: „Ajo tani është e punësuar në gastronomi dhe është duke i kthyer të hollat e pranuara më parë nga shteti. Dy vajzat janë të integruara mirë dhe vijojnë mësimin në shkollë, ku pas disa javësh e mësuan gjuhën gjermane. Shokët dhe shoqet e klasës e inicuan një peticion, që ato të mund të qëndrojnë. Deri më tani janë nënshkruar një mijë persona. (Shtegu.com)