Dy të plagosur rëndë pas goditjes me thikë

Date:

Gjatë një përleshje të hënën në mbrëmje, dy persona janë plagosur rëndë me thikë. Autorët e dyshuar u arrestuan.

Menjëherë pas orës 23:30, Policia e qytetit në Ëinterthur mori një mesazh se një person ishte plagosur gjatë një përleshje. „Patrullat e policisë së qytetit Ëinterthur intervenuan menjëherë dhe hasën në dy persona të plagosur rëndë me plagë me thikë, në stacionin Ëinterthur. Ata është dashur të dërgohen në spital“, ka deklaruar Marc Besson, zëdhënësi i mediave për Policinë e Kantonit të Cyrihut. Gjatë hetimeve fillestare, janë arrestuar dy shtetas zviceranë të moshës 44 dhe 24-vjeçarë nga Policia e Kantonit të Cyrihut, transmeton Shtegu.com.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë ishin arratisur. Gjatë kërkimit, të dy personat e tjerë u arrestuan të martën nga policia në Gjermani. Të arrestuarit janë dy persona nga Kosova, të moshës 33 dhe 42-vjeçare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...