Dy çiklistët e nisur nga Tetova mbërritën mbrëmë në Dubrovnik (Video)
14:42:49 2019-07-09
Para vetëm shtatë ditësh, nga ky vend këtu fiks në ora 7 të mëngjesit nëse ju kujtohet, u nisën dy çiklistët tetovar, Jusuf Bejtullai dhe Azbi Ademi, me destinacion të tyre Dubrovnikun. Kaluan nga Kosova, Mali i Zi, dhe mbrëmë na sollën lajmin e bukur përmes fotografive që i shihni, arritjen e tyre në Dubrovnik”.
Rruga ka shkuar mbarë dhe nuk kanë hasur në asnjë pengesë thonë Jusufi dhe Azbiu, përveç motit të nxehtë që përfshiu rajonin ditët e fundit, gjë që ka bërë që të pushojnë më shpesh. Prapëseprapë ata arritën më herët nga që prisnin në Dubrovnik.
Gjatë rrugëtimit ata ishin ndalur në Pejë dhe Mal të Zi. Ndërsa gjatë kthimit siç theksuan për Alsat do të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Më së tepërmi do bazohemi tek motivet gjeomorfologjike në Kosovë do vizitojmë bifurkacionin e Nerodimes sepse është e veçantë ajo, pastaj në Malishevë Ujëvarat e Mirushës- deklaroi Azbi Ademi – biciklist.
Çiklistët tetovarë udhëtimin 600 kilometrash pritët ta përfundojnë këtë fundjave./Alsat/