DW: Ballkani Perëndimor në pritje

Date:

Analiza e Dojçe Veles për samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në Poloni sugjeron se Brukseli edhe më tej merret me veten dhe askush nuk mendon për zgjerim të shpejtë. Lojtarët e rinj politikë në Bruksel mendojnë se premtimet e vjetra ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk janë të obligueshme.

Bashkimi Evropian ballafaqohet me rishqyrtim të kohezionit të brendshëm dhe të marrëdhënies ndaj Ballkanit perëndimor, gjithnjë e më shumë vende i prolongojnë premtimet e dhëna, ndërsa lojtarët e rinj politikë në Bruksel mendojnë se premtimet e vjetra nuk janë të obligueshme. Është koha për strategji të re të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, e cila do të mund të plotësohet dhe e cila njerëzve në Ballkanin Perëndimor do t’u jep perspektiva konkrete, shkruan autorja Adejhajd Fajlke, duke iu referuar procesit të Berlinit, në kuadër të të cilit u mbajt Samiti në Poznan.

“Maqedonia e Veriut me ndryshimin e emrit dhe pajtimin historik me Greqinë, si Shqipëria e cila e nisi procesin e dhimbshëm të vetingu, kontrolli i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, morën shumë lëvdata, por anëtarët e Bashkimit Evropian nuk i mbajnë premtimet e tyre të dhëna në vitin 2018 dhe sërish e prolongojnë fillimin e negociatave për anëtarësim” –interpreton Klan Macedoni shkrimin e Dojçe Veles.

Edhe pse Mali i Zi dhe Serbia janë në proces negociatash që disa vite, për Bosnjë-Hercegovinën dhe për Kosovën as që mund të mendohet për fillim të negociatave, ndërsa është pothuajse e pamundur që shefi i ri i diplomacisë së BE-së, Zhosep Borel, vendi i të cilit – Spanja nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, do të lëvizë në drejtim të lehtësimit të regjimit të vizave, i cili vlen akoma për qytetarët e Kosovës.

“Presidenti polak Duda e shpehu hapur dëshpërimin e tij nga pavendosmëria e partnerëve të tij evropianë që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrojnë më shumë afërsi drejt BE-së. Merkel e mori situatën me shumë qetësi, ndërsa Makron as që u paraqit.” shkruan Dojçe Vele në analizën e saj.

Për këtë arsye, të jemi të sinqertë: në qoftë se hapi i madh drejt anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt nuk është i zbatueshëm, ekzistojnë shumë hapa të vegjël që mund të bëhen për normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, të cilat kryesisht janë të lidhura me reformat për sundimin e së drejtës. Procesi i Berlinit i nisur nga kancelarja Merkel në vitin 2014 me shumë gjasë është instrumenti më real për Ballkanin Perëndimor, në krizën momentale të BE-së, thuhet në analizën e Dojçe Veles me titull “Ballkani Perëndimor në radhë pritjeje”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...