Drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane lë administratën Trump

Date:

2019-07-29
 

Presidenti Trump ka thënë se Coats do të largohet nga pozita që ka në mes të muajit gusht dhe se ai do të nominojë kongresistin nga Teksasi, John Ratcliffe për ta zëvendësuar Coatsin, shkruan rel.

Ai ka thënë se Ratcliffe do të “reflektojë madhështinë” për shtetin që do.

Coats dhe Trump kanë pasur shpesh qasje të ndryshme sa u përket Rusisë apo Koresë Veriore.

Si drejtor për inteligjencë kombëtare, ka qenë roli i Coats, që të mbikëqyrë 17 agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë, CIA-n dhe NSA-n.

Mirëpo gjatë udhëheqësisë së tij, vendimet e shefit të inteligjencës kanë qenë në kundërshtim me parimet e presidentit të SHBA-së, i cili ka qenë edhe kritik ndaj agjencive të inteligjencës.

Në muajin janar, presidenti i ka cilësuar pasivë, shefat e inteligjencës dhe naivë ndaj kërcënimit që përbën Irani.

Coats është i fundit në rrethin e administratës Trump që largohet nga Shtëpia e Bardhë, pasi ish-Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis dhe ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson janë vetëm disa prej tyre./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...