Drejtoresha Teuta Elezi u integrua në Francë përmes punës

1106 Lexime

E ardhur në Francë nga Kosova, Teuta Elezi 27-vjeçare më në fund arriti të zhytet në biznesin e saj me 2 maj 2019, si drejtoreshë e garazhit në rrugën Deblattieres në Digoin. Teuta në Francë arriti në dhjetor të vitit 2014, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj dhe me përplot projekte në kokë. Një takim i gazetës «Le journal de Saone et Loire» me drejtoreshën e re të garazhit «Elezi», të përshtatur nga Shtegu.com.

Gjatë kësaj, Teuta ka rrëfyer se garazhi e mban emrin e familjes së saj. «Unë jam drejtoreshë, por ne punojmë së bashku me bashkëshortin tim. Kemi edhe një tjetër mekanik, ndërsa Leila është sekretaresha e jonë dhe na ndihmon në çështje administrative të kompnaisë. Aktiviteti I garazhit ka filluar shumë mirë duke i falënderuar fjalëve nga goja në veshë të tjerë dhe ne jemi shumë të lumtur që thjeshtë, mund të punojmë”, ka pohuar Teuta Elezi.

Teuta në Francë ka ardhur që më tepër se katër vite, me synimin për t`u integruar në këtë shoqëri dhe kjo I shkoi përdore përmes punës. “I kaluam dy vite në Cada, ishte koha kur po e rregullonim çështjen e qëndrimit. Kjo periudhë zgjati shumë kohë dhe më e rënda ishte se nuk mund të punonim. Unë studioja dhe me padurim prisja që të shprehem në aspektin professional në Francë”, vazhdon më tej Teuta.

Në pyetjen se kur e ka lansuar projektin e saj, Teuta ka pohuar se kishte shumë kohë që me bashkëshortin e saj kishin ëndërruar për të, informon më tej Shtegu.com. Në vitin 2018, më në fund ata i filluan hapat administrativë dhe e lansuan projektin. Gjithçka kishin vendosur në vend të vet, në një autonomi totale.

Teuta e flet rrjedhshëm frengjishten duke i falënderuar takimit me persona të shumtë pas arritjes në Francë. Ajo e ka mësuar mjaftueshëm gjuhën, por është e mendimit se mund ta përsosë edhe më tej.

Qëllimi i saj është që të jetë e koncentruar në bizensin e saj, që klientët të jenë sa më të kënaqur nga puna e garazhit.