Doc. Dr. Ilmije Vllasaku: „Fuqizimi i gruas shqiptare sjell fuqizim të tërë shoqërisë“

Date:

Zonja Ilmije Vllasaku është shqiptare e lindur në Gjilan të Kosovës e jeton në Shkup, Maqedoni Veriore. Ajo është profesoreshë docente dhe ka doktoruar në Shkencat e Bioteknologjisë.

Përvojat e saj akademike janë të shumta, përpos të tjerash si profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza në Shkup në lëndët për Teknologji Ushqimore, si dhe në Kolegjin Universitar për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Republikën e Kosovës.

Zonja Vllasaku poashtu ka përvojë pune disavjeçare edhe nga Qeveria e Maqedonisë Veriore. Ajo ka jetuar e vepruar edhe në Suedi e Gjermani dhe ka njohuri për domethënien e diasporës për zhvillimin e gjithanshëm të trojeve shqiptare. Profesoresha Vllasaku poashtu e dëshmon se fuqizimi i gruas shqiptare sjell fuqizim të tërë shoqërisë.

Ajo është e bindur se aktivizimi më i madh i gruas shqiptare mund të sjell progres në shoqërinë shqiptare. Për këtë arsye, ajo edhe sot e kësaj dite i mban kontaktet me forumin e gruas në diasporë.

Aktualisht, zonja Vllasaku është shumë e angazhuar në disa punime shkencore, duke i shtuar veprimtarisë së saj edhe më tepër vepra të rëndësishme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...