Djaloshi shqiptar rrëfen për arrestimin e dy të dyshuarve në Zvicër (VIDEO)

Date:

Akti i terrorizmit në Vjenë ka një lidhje me Zvicrën. Të martën, një njësi speciale e policisë zvicerane arrestoi dy kolegë të sulmuesit të SHI. „20 Minuten“ ka biseduar me një mik të 18-vjeçarit të arrestuar Fatlum P. Ai së fundmi u distancua nga miqësia me të. Fatlum P. është radikalizuar shumë, siç tregon miku në një intervistë „20 Minuten“.

Miku i 18-vjeçarit Fatlum P. e ka mësuar menjëherë lajmin për arrestimin e tij. Që nga fëmijëria, ata kanë qenë të miqësuar, informon Shtegu.com. Se ai e ka njohur atentatorin e Vjenës, e ka tronditur atë. Vetëm para pak ditëve ata ishin takuar në banesën e tij në lagjen „Gutschik“ në ëinterthur. Pasiqë ka frikë për represalje, ai është pronocuar në mënyrë anonime.

Ai rrëfen se si arrestimi ka qenë spektakolar, mikun e tij njësia speciale e ka rrëzuar përtokë dhe më pas e kanë marr të rrethuar nga të gjitha anët.

Në të njëjtën kohë, policia arreston edhe një të dyshuar të dytë. Sipas „Tages-Anzeiger“, 24-vjeçari është një ish punonjës i postës dhe për autoritetet, për vite të tëra ai ishte i njohur si salafist radikal. Video

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...