Djaloshi hero shqiptar nga Zvicra, kërkon pronarin e unazës së martesës

Date:

13:56:47                   2019-07-02

 

 

Të dielën pasdite, një djalosh 14-vjeçar shqiptar, në Horgen ZH të Zvicrës ka „peshkuar“ një unazë martese të humbur nga Liqeni i Cyrihut. Tani, ai po kërkon pronarin e saj.

Nxehtësinë e së dielës, shumica e kaluan në ndonjë pishinë, apo nëpër liqene. Kështu ndodhi edhe me familjen shqiptare Hoti nga Horgeni i Zvicrës. Pasditen e së dielës, ajo e kaloi në vendin e saj të zakonshëm të notit, në një livadh, shkruan „20 Minuten“, informon Shtegu.com. Kur 14-vjeçari Halim Hoti ishte në ujë me nënën e tij, papritmas një burrë bërtiti: „Oh unaza ime“. Kur e pyeti Halimi, ai i tha se e kishte humbur unazën e martesës në liqen. Djaloshi shqiptar më pas e ndihmoi në kërkimin e unazës në ujë.

Edhe persona të tjerë ndihmuan – por, fillimisht pa sukses. Pas gjysmë ore, të gjithë hoqën, thotë Halimi – përveç meje. „Më erdhi keq, prandaj i shfrytëzova të gjitha forcat e mia. Doja vetëm të ndihmoja“, thotë ai. Halimi sapo e kishte parë një film, në të cilin një nënë i thoshte djalit të saj se nuk duhet hequr dorë kurrë. Djaloshi e kishte pranuar me zemër këtë këshillë dhe me padurim kërkonte për unazën e humbur.

„Vetëm edhe pesë minuta do ta kërkoj“, i thoshte vetvetes, duke zbuluar papritmas unazën katër deri në pesë metra thellësi, njofton më tej Shtegu.com. Ai menjëherë vrapoi në stacionin e trenit për ta gjetur pronarin, por më kot. Ai tashmë ishte larguar. Halimi nuk kishte ndonjë emër apo numër telefoni të tij. Askush nuk mundi t`i ndihmojë në stacionin e Horgenit, pasi personi nuk kishte lënë detaje.

Sipas Halim Hotit, personi është midis 35 dhe 40 vjeç. Ai do të donte ta gjente atë dhe personalisht t’ia dorëzonte unazën. Në brendësi të unazës është një gdhendje me „Je t’aime mon amour“ e plotësuar me zemër dhe me datën 27.1.2014.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...