Për shkak se vrasësi rrjedh nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, sulmi veçanërisht intensivisht po diskutohet në Europën Juglindore
Shkruan: Adelheid Wölfl
Solidariteti me Austrinë: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shkroi në Twitter: „Nga Vjena ka ardhur një lajm tronditës, në kohërat kur ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë dënoj fuqishëm sulmet terroriste dhe çdo akt dhune. Mendimet e mia shkojnë me familjet dhe miqtë e viktimave, vjenezët dhe mikun tim Sebastian Kurz“. Pranë Twiterit mund të shihen flamuri maqedonas dhe austriak.
Zemërimi ndaj terroristit
Nën hashtagun „Ne jemi në anën e Austrisë“, komente mbi sulmin në Vjenë po bëhen gjithashtu në Europën Juglindore. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, sulmi është gjithashtu në gojët e të gjithëve sepse sulmuesi vjen nga një familje shqiptare. Kjo e bën zemërimin e shqiptarëve gjithnjë e më të madh ndaj personit që po u shkakton dëm imazhit të tyre dhe bëhen përpjekje kudo për të theksuar se njëra nga viktimat e atentatorit ishte një shqiptar, një i ri që gjithashtu me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht nga Struga.
Veçanërisht theksohet se njëra nga oficerët e policisë së Vjenës e cila mbrëmjen e së hënës shkoi në detyrë, ka një prejardhje shqiptare të Kosovës. Në fund të fundit, mëtohet të flitet për heronjtë dhe jo për keqbërësit. Kryerësi në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me Ballkanin, ai nuk ishte rritur e socializuar atje. Ai u radikalizua në Vjenë.
Fshati Çellopek
Jo vetëm prindërit e vrasësit që emigruan nga fshati Çellopek afër qytetit perëndimor të Tetovës në Maqedoni. Shumë njerëz të tjerë gjithashtu e kanë bërë të njëjtin veprim. Sot ata jetojnë në Norvegji, në SHBA ose në Vjenë. Sepse është e vështirë të gjesh një punë në Ballkan. Në Çellopek, shumica dërrmuese e banorëve flasin shqip. Sipas mediave lokale, sulmuesi nga Vjena thuhet se ka ardhur rrallë në Maqedoninë e Veriut për pushime, hera e fundit ishte gjatë pushimeve dimërore vitin e kaluar. Si shumë shtëpi të tjera të punëtorëve jashtë atdheut në rajon, edhe shtëpia e madhe në Çellopek që i përket familjes së tij nuk është e banuar.
Në Maqedoninë e Veriut, feja në tërësi luan një rol të rëndësishëm – si ortodoksizmi, ashtu edhe islami. Në veçanti pas konfliktit të vitit 2001, u etabluan grupet më radikale. Në të kaluarën, ka pasur konflikte të shpeshta midis salafistëve dhe komunitetit fetar Islam zyrtar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht kur bëhej fjalë për atë se kush lejohej të kujdesej për cilën xhami, informon Shtegu.com. Por paraqitjet e predikuesve radikalë dhe „organizatave të huaja humanitare“ – kryesisht nga shtetet e Gjirit – të cilat përpiqen të sjellin njerëzit në lidhje me një formë radikale të Islamit, shkaktuan shqetësim të madh për komunitetin zyrtar Islam në vend.
Luftëtar xhihadi
Kur disa vjet më parë shumë të rinj nga vendet e Europës Juglindore u nisën për në Siri, për të luftuar së bashku me organizatat terroriste, atje ishin gjithashtu rreth 150 maqedonas . Disa u kthyen. Vetëm vitin e kaluar një gjykatë në Shkup dënoi shtatë persona të tillë me burgim pesëvjeçar. Shtatë islamistë të tjerë – përfshirë një predikues – u dënuan në vitin 2016. Gjyqësori në vendet e Europës Juglindore është veçanërisht i ashpër sepse ekziston frika se përndryshe, për shkak të varfërisë dhe mungesës së perspektivës në Ballkan, edhe më shumë të rinj do të tërhiqen nga islami politik radikal.
Është e paqartë nëse sulmuesi ka pasur ndonjë kontakt me salafistët në Ballkan. Ekziston një grup i tillë në Shkup, pas të cilit supozohet të jenë donatorët kuvajtianë. Ka edhe islamistë në veriperëndim të vendit, për shembull midis torbeshëve, myslimanëve sllavofonë në vend. Ka disa xhami në Vjenë që kryesisht vizitohen nga shqiptarë. Më e rëndësishmja është e varur nga Bashkësia zyrtare e besimit islam. Por ka edhe grupe më të vogla, ku shkojnë edhe shqiptarë, të cilët tregojnë prirje salafiste.

