Dënohet plaka gjermane që strehoi kosovarin ilegalisht me vite të tëra

70 Lexime

23:59:16                  2018-02-09

 

 

 

Pasi e ka lejuar një kosovar të strehohet në banesën e saj, gjermanja 63-vjeçare është dashur të përgjigjet para Gjykatës rajonale në Miesbach. Kosovari nuk ka pasur lejeqëndrim të rregullt në Gjermani, ndërsa kjo u zbulua pas një kontrolli në Rottach-Egern.

Një shtetas kosovar ka jetuar pa lejeqëndrim të rregullt tre muaj të tërë tek një grua 63-vjeçare në Bad Tölz të Gjermanisë. Pas një kohe të shkurtër, ai është hetuar në Rottach-Egern me veturën e saj dhe me dokumente të falsifikuara. Plaka gjermane as që ka ditur për këto sekrete të kosovarit, as për dokumentet e falsifikuara, e as për mungesën e lejeqëndrimit. Megjithatë, ajo është dashur të përgjigjet para Gjykatës për ndihmesë për qëndrim ilegal dhe lejimit me paramendim të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi.

Sipas pohimeve të saj, ajo dhe kosovari janë njoftuar gjatë pushimit në Mal të Zi, në vitin 2015. Gruaja e shkurorëzuar dhe kosovari i papunë kanë qenë në lidhje, por ajo ka këmbëngulë se as që i ka shkuar ndërmend se kosovari nuk ka pasur lejeqëndrim. Por, e ka ditur se është nga Kosova. „Duhet të keni dyshuar në këtë rast“, i ka spjeguar gjykatësi Walter Leitner.

Pas arritjes së tij në Gjermani, kosovari është vendosur menjëherë tek plaka gjermane në Bad Tölz, ku për çdo ditë ka qenë i shërbyer me ushim dhe pije, shkruan „Merkur“, përcjellë Shtegu.com. I pandehuri ka pohuar se plaka e kishte strehuar që nga shtatori i vitit 2016, por Gjykata ka pasur dyshimet e veta: Sipas një kartele antarësimi në një fitnes studio në Holzkirch, ai atje është antarësuar që nga viti 2014.

Pas tre muajve, kosovari ka shkuar te plaka vetëm në mënyrë sporadike. Gjatë një vizite, ai e ka lutur që t`ia huazojë veturën e saj. Ka qenë hera e parë, pasi plaka rregullisht e kishte vozitur ku ka pasur nevojë. „Ia huazova me ndërgjegje të mirë“, ka deklaruar 63-vjeçarja, që ia dha veturën pa e pyetur nëse posedon patentë shoferi. „Me këtë, ju nuk e keni respektuar detyrimin tuaj kardinal. Me siguri e zbehur nga marrëdhënia“, ka thënë Leitner.

Kosovari me veturë ka shkuar në një filial të firmës „Tengelmann“ në Rottach-Egern, ku ai u ndalua për një kontroll të policisë. I pyetur për dokumentet e tij, ai ka mundur të paraqesë vetëm një patentë shoferi slloven të falsifikuar dhe një lejeqëndrim gjithashtu të falsifikuar slloven. Gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor në Wiesse, kosovari ka deklaruar se plaka gjermane do të jetë bashkëshortja e ardhshme e tij. Nga ana tjetër, plaka ka pohuar se është diskutuar martesa, por asnjëherë nuk është realizuar.

Gjykatësi Leitner e ka ulur masën e dëbimit në favor të kosovarit, pasi nuk ka dyshuar në rrëfimin e sinçertë dhe të menjëhershëm të kosovarit. „Me ndihmën e një avokati ndoshta ju keni mundur edhe të liroheni nga akuzat“, ka deklaruar Leitner. Por, plaka gjermane nuk ka dashur të angazhojë avokat. Në vend të gjobës prej 1.600 euro sa ka këkruar porkurori, e pandehura është dënuar me vetëm me 1.200 euro gjobë. (Shtegu.com)