Dënohet me 7,5 vite burg „macja“ shqiptare në Gjermani

115 Lexime

11:53:14                2017-12-22

 

 

Gjykata gjermane e Hamburgut të enjten e ka dënuar një plaçkitës shqiptar me 7,5 vite burg për vepra të shumta të plaçkitjes. Shqiptari tridhjetëvjeçar ka hyrë nëpër shtëpitë e viktimave edhe kur ata kanë qenë brenda në to dhe nuk kanë fjetur! Tek të prekurit ende vërehen pasoja të rënda të trishtimit, shumica e tyre edhe sot e kësaj dite vuajnë nga plaçkitjet brutale.

 

Më në fund, shqiptarit Arjan L. me nofkën „macja“ i është shqiptuar dënimi i shumëpritur. Gjatë gjithë kohës së seancës ai ka heshtur, përderisa gjurmët e ADN-së e kishin tradhëtuar, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. Atij i janë ngarkuar 17 plaçkitje dhe 16 përpjekje të plaçkitjes, ndërsa Gjykata e ka dënuar me shtatë vite e gjysmë burgim.

 

Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në më së paku 75.000 euro, nga i cili janë përfshirë orë të shtrenjta dhe stoli ari. Gjykatësi gjerman e ka cilësuar si „hajn profesionist“, shkruan më tej gazeta.

 

Ai ka vepruar kryesisht në banesat dhe shtëpitë në Harburg, Volksdorf, ëellingsbüttel, Niendorf dhe Schnelsen. Arrestimi i tij është suksesi më i madh i deritanishëm i njësisë speciale gjermane „Castle“. Ekspertët e hetuesisë me vite të tëra i kanë grumbulluar gjurmët e ADN-së të Arjan L.

 

Ate e ka tradhëtuar një test i pështymës dhe „macja“ shqiptare tani do të vuajë dënimin prapa grilave. (Shtegu.com)