Dënohet me 40 muaj burg një ish mësues nga Zvicra

72 Lexime

19:46:53                     2019-05-21

 

 

Gjykata rajonale në Sierre, të martën ka dënuar një ish mësues nga Valisi me 40 muaj burg.

Një ish mësues nga Valisi, do të duhet të shkojë prapa grilave për akte seksuale me nxënës të mitur. Gjykata rajonale në Sierre, 49-vjeçarin e dënoi me burgim 40 muajsh pa kusht. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë.

Me këtë vendim të publikuar të martën, kryetari i gjykatës e ndoqi dukshëm kërkesën e prokurorit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ai kishte kërkuar një dënim me burg prej tre vitesh e katër muaj, veçanërisht për aktet seksuale të kryera dhe të tentuara me fëmijët.

Gjykatësi gjithashtu e dënoi ish mësuesin e shkollës së mesme, siç kërkoi edhe prokuroria, ndalimin pesëvjeçar të profesionit me të mitur. Sidoqoftë, kërkesa për terapi ambulatore për shkak të çrregullimeve mendore, u tërhoq nga gjykata.

Ish mësuesi, veprimet e tij sipas aktakuzës i kishte kryer midis gushtit 2011 dhe nëntorit 2013. Ndër të tjera, viktimat e tij 11-13 vjeçare, ai i kishte vëzhguar duke u pastruar nën dush.

Nga nxënësit, mësuesi gjithashtu kishte kërkuar në një eksperiment që të shijonin fruta të ndryshëm, me sy të lidhur dhe përmendësh. Me këtë rast, dyshohet se ai ia ka vendosur organin e tij seksual në gojë njërës prej vajzave.

Gjykata rajonale në Sierre, fajësinë e të pandehurit e konsideroi si të dëshmuar. Deklaratat e paditësve, ajo i vlerësoi si „të besueshme, të qëndrueshme dhe konsistente“ në kohën e ngjarjeve. Deklaratat e viktimave ishin „të hollësishme dhe në gjuhën e duhur“ për moshën e tyre të atëhershme.

Nuk kishte gjasa që të shtatë viktimat të kishin shpikur ngjarjet, vazhdoi kryetari i gjykatës. Megjithatë, në deklaratat e ish mësuesit, gjyqtari konstatoi „kontradikta dhe absurditete“. Deklaratat nga dëshmitarët e veprave nuk ishin në dispozicion.

Vendim i gjykatës ende nuk është i plotfuqishëm. „Klienti im do të apelojë në gjykatën kantonale kundër vendimit dhe urdhërarrestit“, tha avokati Olivier Couchepin për Agjencisë e lajmeve Keystone-SDA, njofton Shtegu.com.

Gjatë seancës së të hënës, avokati ka kërkuar lirimin nga akuzat dhe kërkoi lirimin e klientit të tij. Ai i përmendi deklaratat e viktimave, i përshkroi ato si „të çuditshme dhe kontradiktore“ dhe e rikujtoi parimin „Në dyshim për të akuzuarin“.

Ish mësuesi pranoi se vuante nga vuajerizmi (voyeurismus) dhe është në trajtim terapeutik. Megjithatë, ai i mohoi akuzat më serioze, njofton Shtegu.com. Në fund të seancës, nëna e të dënuarit u ngrit për ta përqafuar. Në dalje të gjykatës, një anëtar tjetër i familjes së viktimave e fyejti dhe pasoi një debat i ashpër verbal.

Seanca me dyer të mbyllura, të hënën ishte vonuar për rreth tre orë, sepse i akuzuari fillimisht nuk ishte paraqitur në sallën e gjykatës. Ai ishte pranuar në spital psikiatrik tri ditë më parë.

Megjithatë, gjykata urdhëroi që i pandehuri të merrej nga atje. Kur ai iu paraqit gjyqtarit në pranga, të ruajtur nga dy policë, ai refuzoi të dëshmojë. Ai nuk po ndjehej në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të gjykatësit. Natën e së martës, ish mësuesi e kaloi në paraburgim.