Dauti Komerc ndihma për familjet shqiptare në Mal të Zi

Date:

Në moment kur bota po ballafaqohet me një armik të padukshem, virusin Kovid 2019, solidariteti i familjes Dauti gjithnjë e më tepër vjen në shprehje. Si në çdo rast, edhe kësaj radhe Kompania Dauti Komerc, u ka dale në ndihmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë ata.

Kjo kompani, kësaj radhe ka ndarë artikuj ushqimorë për familjet e prekura nga korona virusi në Tuz të Malit të Zi. ”Si kompani me përgjegjësi të madhe shoqërore, nuk mund të rrimë duarkryq në situata emergjente kur shumë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, në këto situata fatkeqësie, ku virusi po sfidon gjithë njerëzimin. Kësaj radhe kemi ndihmuar banorët shqiptarë në Tuz të Malit të Zi, me pako ushqimore në vlerë prej 3000 eurove. Kësaj komune gjithashtu i është dhĕnë në disponim një furgon me të cilin komuna do të mund t’u shpërndajë ushqim familjeve në nevojë”, thuhet në njoftimin e kompanisë Dauti Komerc, informon Shtegu.com.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka falenderuar publiksht kompaninë Dauti Komerc, për ndihmën që ka ofruar për familjet që kanë nevojë duke u shprehur mirënjohje në emër të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe, sipas të cilit në momente të vështira solidariteti shqiptar është një vlerë të cilën çdo popull duhet ta ketë.

Sipas informacioneve zyrtare, Tuzi është një ndër zonat më të rezikuara nga Kovid 2019 dhe sipas të dhënave, mbi 30 persona janë infektuar. Dauti Komerc, kompani kjo e cila njihet për solidaritetin dhe bamirësinë, edhe gjatë tërmetit katastrofal që preku Shqipërinë para disa muajve ndihmoi me artikuj ushqimorë banorët e vendeve të prekur, ndërsa për një familje siguruan edhe ndërtimin e shtëpisë.

Kompania Dauti Komerc, është një kompani e cila veprimtarinë e saj e ka shtrirë në çdo cep ku jetojnë shqipëtarë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

„Magjistari“ shqiptar zbret nga qelia e tij duke përdorur çarçafë – është arratisja e tij e katërt nga burgu

Një arratisje kinematografike nga burgu: Grabitësi T.T. është arratisur...

Banda shqiptare që shkaktoi dëm prej miliona eurosh në pranga: fundi i gjuetisë së madhe të traktorëve

Një bandë e specializuar shënjestroi pajisje të shtrenjta bujqësore,...

Zvicra nuk ka probleme rreth deportimit të kriminelëve nga Ballkani

Që nga viti 2016, kriminelëve të huaj u është...

Sulmuesi shqiptar i Sionit, Rilind Nivokazi po shkëlqen në Superligën zvicerane

Rilind Nivokazi është një ndryshim rrënjësor për FC Sionin....