Dauti Komerc i’a mësyn Europës

Date:

Kompania më e suksesshme shqipatre në Maqedoninë e Veriut, Dauti Komerc ka filluar zgjerimin e saj edhe në tregun europian.Tre kamionë të kësaj kompanie me prodhime vendore, janë nisur drejt Italisë për t`u dhënë mundësinë prodhimeve nga vendi që t`i shijojnë edhe qytetarët e njërit ndër shtetet më të zhvilluara në Europë, ku shija e konsumatorit është shumë e mprehtë.

Nga kjo kompani kanë informuar se gjatë viteve të ardhshme synimi i tyre është që të pozicionohen edhe në tregun europian, por edhe më gjerë përfshirë edhe vende tejoqeanike siç është Panamaja dhe vende tjera të Amerikës Latine.

“Shoqëria Aksionare Dauti Komerc realizon eksportin e parë jashtë shtetit, ky projekt u realizua si rezultat i planit për orientimin e kompanisë drejt eksportit të produkteve vendore jashtë vendit.

Eksporti i parë u realizua drejt Italisë, në ndërkohë janë nënshkruar kontrata me klientë nga disa shtete Europiane sic janë Gjermania, Austria, Zvicra etj.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Sh.A Dauti Komerc synon që shtrirjen e aktiviteteve të saja ta orientojë edhe drejt Europës dhe më gjerë, gjë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm për Dautin por edhe për prodhuesit vendorë të cilëve u hapet edhe një mundësi shumë e mirë që me ndihmën e kësaj kompanie, t`i prezantojnë produktet e tyre jashtë vendit”, thuhet në komunikatën e Dauti Komerc.

Dauti Komerc, është një kompani e etabluar si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në rajon, Gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top pesëshen e kompanive më të suksesshme shqiptare, ndërsa këtë vit kompania më e suksesshme shqiptare në vendin tonë. Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjar, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend, e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...