Dauti Komerc, e 57-ta në mesin e njëqind kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut

Date:

12:56:59             2019-07-19

 

Kompania Dauti Komerc, është renditur në top njëqindëshin e kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut për vitin 2018. Magazina ekonomike ”Analitika”, në bazë të një hulumtimi që ka realizuar, ka radhitur kompaninë në vendin e pesëdhjetë e shtatë në mesin e njëqind kompanive më të suksesshme në vendin tonë.

Shpallja e kompanive më të suksesshme bëhet në bazë të të dhënave zyrtare të Regjistrit Qendror si institucion përgjegjës, për secilën kompani veçmas. Në TOP 100 radhiten kompanitë më të suksesshme të vitit, në bazë të tre kategorive të qarkullimit të përgjithshëm vjetor, neto fitimi dhe numri i përgjithshëm i të punësuarve.

Ky është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoni ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në mesin e 5 top kompanive më të suksesshme shqiptare, ndërsa dy vite me radhë edhe kompania më e suksesshme e vitit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Sipas hulumtimit të magazinës “Analitika”, në vendin e parë është ranguar, Xhonson Meti, e dyta Okta ndërsa në vendin e tretë EVN-Maqedoni.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjar, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. (Aktuale)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

OPINION | Kimete Berisha: Mes „vijave të trupit“ dhe filtrave që fshehin mendimin

Nga: Redaksia e Gazetës Kimete Berisha, dikur e njohur për...

Prindërit e viktimave kërkojnë përballje: „Jessica Moretti, na shiko në sy!“

SION, ZVICËR – Një atmosferë e rëndë dhe plot...

SHKUP, 12 Shkurt 2026 – Maqedonia e Veriut po...