DAUT DAUTI: TAKIMI ME DRITËRONË DHE HAPJA E DYERVE TË SHQIPËRISË

88 Lexime

09:54:43                 2017-02-04

 

 

 

 

Në verën e largët 1990 takova Dritëro Agollin në Mbrëmjt Strugane të Poezisë, ku kishte ardhur bashkë me të birin e Sterjo Spasses, Ilindenin. Një gazetar dhe poet i ri, takonte idhullin e tij letrar prej së afërmi. Nuk lashë pa e bërë një intervistë me të, ndërkaq pyetjet për të duhej të kalonin një redakturë të kujdesshme nga redaksia, për të mos e vënë në siklet me pyetje të papërshtatshme bashkëbiseduesin që vinte nga matanë perds së hekurt të komunizmit.

 

 
Shoqërimi me Dritëroin ( në foton poshte jemi bashkë me Nijazi Muhamdin) përveç se në Strugë e Ohër(Shën Naum), vazhdoi pastaj edhe në Shkup dhe Tetovë (gjer te Kodra e Diellit) në disa manifestime shoqëruse(takime përkthysish…). Më kujtohet se në Tetovë, kolegu Nijazi Muhamedi kishte përgatitur një pritje në familjen e tij, por për shkaqe protokolare, Dritëroi mbeti lartë te Kodra e Diellit ku kishte shkuar pasdite me shkrimtarë të tjerë, pasi organizatorët nuk mundnin ta lejojnë të lëvizë natën në një zonë malore që të kthehej në Tetovë ku e priste sofra e shtruar në shtëpinë e Nijaziut!

 

 
Takimi në mbrëmjet strugane të poezisë ishte vendimtar që të më realizohet ëndrra e kahershme për ta parë Shqipërinë, sepse nuk vonoi as një muaj e gjysmë dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nënshkruar nga kryetari i saj, Dritëro Agolli, erdhi ftesa për një manifestim në tetor kushtuar Naim Frashërit. Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga Mateja Matevski, Todor Çallovski(kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë), Nijazi Muhamedi dhe unë. Çfarë përjetimi ka qenë kjo vizitë shënimet kanë mbetur në “Flakë” në 15 vazhdime, pasi atje mbetëm më shumë s 10 ditë në manifestimin e përmendur dhe takime të tjera letrare. Atje do të takonim shkrimtarë e intelektualë të njohur e të panjohur(Fatos Arapin, Mimoza Ahmetin, Koçi Petritin, Bardhyl London, Ndoc Gjetjen,Niko Nikollën, Robert Goron, Preç Zogajn, Besnik Mustafajin, Myftar Gjanën, Hajrdin Mujën, Delina Ficon, Sulejman Maton, Fatos Kongolin, Jevrem Brkoviqin (nga Mali i Zi), Agnia Desnickajën(albanologe ruse) dhe shumë të tjerë). Ishte ai fundvit i turbullt për Shqipërinë, shenjat u panë pikërisht atyre ditëve, kur Ismail Kadare iku në Francë për t’i përshpejtuar proceset që do të çonin deri në rënien e komunizmit.

 

 

 

3

 

 
Të shihje Shqipërinë nga së afërmi për here të parë, takimet e përzemërta me shumë shkrimtarë, intelektualë e njerëz të rëndomtë nga vendi më i mistifikuar i bllokut komunist, vizitat shumta…,ishin përjetime të rralla që nuk do të ndodhnin po të mos ishte ai takim me Dritëro Agollin në Strugë. Në Tiranë Dritëroi përveç se na gostiti në shtëpinë e tij, mua dhe Nijazi Muhamedin na ftoi në dasmën e të nipit, në Sukth të Durrësit, një dasëm ku çiftit të ri i dhurova librin tim të parë m poezi, ku nusja më pat bërë nder të rrallë, kur ndodhi një anekdotë e pazakontë. Nusja mori mikrofonin dh kërkoi nga pozitë e mia dhe gjeti një me motive të nuses…Por pas rcitimit të vargjeve të para, nisi t’i dridhej zëri, sepse ajo kishte zgjedhur të lexojë një poezi kushtuar nuses nga kënga elegjiake “Çou Rexho”!!!

 

 
Viteve të pluralizmit shpesh më binte të raportoj për ngjarjet nga Shqipëria dhe kur shkoja në Tiranë nuk e harroja Dritëronë, i cili përherë e kishte derën e hapur, në banesën tij në ndërtesën nja njëqind metra përtej Hotel “Tiranës”, ku kishte banuar edhe Ismail Kadareja. Vizitat e mëvonshme nuk e kishin magjinë si në atë tetor të vitit 1990…
Në kujtime e mia për shkrimtarin që na la këtë të premte ka mbetur dhe një libër dhuratë nga kujdestari im, Adnan Agai, i cili që t’u japë shtysë përpjekjeve të mia letrare, në fund të vitit shkollor kishte zgjedhur një përmbledhje poetike të Dritëro Agollit…