Çmenden serbët: Futbollisti portugez shënon gol të bukur dhe feston me shqiponjë

Date:

Në ndeshjen e Kampionatit anglez në mes të Wolverhampton dhe Crystal Palace, rezultati i së cilës për momentin është 2:0 në të mirë të vendësve, golin e dytë e ka shënuar Daniel Podence në minutën 27`.

Ajo që shikuesit i bie menjëherë në sy është festimi i tij pas shënimit të golit, informon Shtegu.com. Në të vërtetë, Podense ka shënuar një gol mjaft të bukur dhe menjëherë i ka formuar duart me shenjë të shqiponjës dykrenare. Ai është një futbollist portugez dhe nuk ka ndonjë lidhshmëri me shqiptarët.

Sidoqoftë, kjo shenjë e tij nuk do mend se i ka tronditur spektatorët serbë që janë duke e shikuar ndeshjen. Një veprim të tillë ai e kishte bërë edhe në ndeshjen në mes Olimpiakosit dhe Krasnodarit (derisa ishte lojtar i ekipit grek), ndërsa nuk kishin munguar reagimet e ashpra të mediave serbe.

Përndryshe, Wolverhampton e ka filluar mjaft mirë kampionatin me tre fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u gjendur në mesin e tabelës së klasifikimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...