Çifti kosovar akuzohet se ka shpërdorur 688 mijë franga zvicerane

Date:

08:49:40         2019-08-22

 

 

Prokuroria zvicerane dëshiron ta shohë një mashtruese të dyshuar të pensionit invalidor nga Rheintali i St. Gallenit në Zvicër për 4,5 vite prapa grilave. Akuza e ashpër: Dyshohet se kosovarja i ka shpërdoruar 688,000 franga ndihmë sociale, shkruan «Blick», përcjell Shtegu.com.

Miradije F. (49) dyshohet se ka marr në mënyrë të padrejtë 688,000
franga zvicerane nga fondi i pensioni invalidor dhe përfitime plotësuese. Në të
njëjtën kohë ajo thuhet se ka drejtuar një kompani të sigurimeve të regjistruar
në emër të bashkëshortit të saj Ahmet F. (49).

Në një vreshtë në Berneck SG Miradije F. (49) punoi gjatë vjeljes së rrushit, megjithëse ajo kishte pretenduar se psikikisht ishte ngarkuar rëndë. Së bashku me burrin e saj
Ahmetin, Miradije F. bëri edhe disa pushime të mrekullueshme, përfshirë Egjiptin,
Dubain dhe Maldivet. Në ndërkohë, fotot e saj janë fshirë nga rrjetet sociale.

Puna shkonte si është më së miri për vite të tëra, gjatë marrjes së benificioneve sociale. Pastaj Instituti i sigurimeve shoqërore në St. Gallen mori një njoftim anonim dhe filloi vëzhgimin.

Në javën e ardhshme Miradije F. * (49) duhet të përgjigjet para Gjykatës rajonale në Rheintal. Prokuroria e akuzon kosovaren, se nga fundi i shkurtit të vitit 2003 ishte paraqitur si simulante për përfitime të IV.

Meqenëse edhe pensionet e bashkëshortit dhe të fëmijëve janë
gjithashtu në lojë, gjithsej 688,000 franga janë paguar nga përfitimet e
sigurimit – në mënyrë të padrejtë!

Sipas aktakuzës,  gruaja kinse invalide, udhëhiqte edhe një kompani të vogël sigurimesh, e cila në të vërtetë ishte regjistruar në emër të bashkëshortit të sajtë akuzuar Ahmet F. *
(49).

Mashtrimi po shkonte pa probleme. Për vite të tëra. Vetëm kur
në vitin 2014 në Institutin e sigurimeve shoqërore morën një njoftim anonim,
çifti bashkëshortor vihet në shënjestër. Raporti: Miradije F. drejton një veturë,
bart gjëra të rënda dhe punon si ndërmjetësuese sigurimesh.

Vëzhgimet e autoriteteve konfirmojnë më pas përshtypjen e një
gruaje me të vërtetë të shëndoshë. Nga ana tjetër, F. konsiderohej të jetë njëqind për qind e paaftë për punë pas një aksidenti automobilistik në shtator të vitit 2001 dhe vuajtjes psikologjike që rezultuan më pas.

“Blick” ka takuar Miradije dhe Ahmet F. në shtëpinë e tyre të bukur me një kopsht të gjerë. Gjatë bisedës, gruaja tërhiqej shpesh për pushim, për shkak të lehonisë. „Këto akuza
janë shumë të dhimbshme për mua. Unë sigurisht që nuk jam simulante”, spjegon
ajo.

Ndoshta një herë të vetme ajo ka kositur barin e oborrit dhe është përkujdesur ndoshta pak për biznesin e burrit të saj. Por: „Kjo nuk është punë!“. Ajo është një grua e
sëmurë rëndë, këtu nuk mund të ketë dyshime. Koka, shpina, qafa – ajo gjithmonë
ka dhimbje. Diagnoza që ajo e thotë: «Unë nuk mund të punoj!».

Këshilltari i sigurimeve F. D. * (60) raporton të kundërtën: «Unë e njoh atë si një grua të zonjë, ecila na ndërmjetësoi klientë të shumtë për sigurim. Bashkëpunimi ishte shumë i këndshëm”. Miradije F. i ishte sjellë personalisht kontrata, të cilat gjithmonë i kishte nënshkruar burri i saj. 

„Znj. F. ishte në disa raste si ndihmëse në vjeljen e rrushit dhe bënte punë të mirë“, thotë
kultivuesi i rrushit R. S. (49) nga Berneck SG. Se ajo ishte pensioniste IV, ai nuk e dinte.

Dëshmitarët D. dhe S. kanë thënë se Ahmet F. paraqitej para
marrjes në pyetje nga policia, me qëllim që t`i nxisë ata të japin deklarata të
rreme në lidhje me gruan e tij.

Z dhe Znj F. e mohojnë këtë. Nga ana tjetër, të padiskutueshme janë udhëtimet në Maldive, Dubai dhe Kroaci. Në ndërkohë, fotografitë e partneres së tij të lumtur, Ahmet F. i ka fshirë nga Facebook. 

„Ndonjëherë unë qeshem nëpër fotografi, në mënyrë që edhe familja ime të jetë e lumtur“, spjegon Miradije F. për fotografitë e postuara. „Ne vetë i paguam pushimet, këto
ishin paratë tona“, thekson Ahmet F, informon Shtegu.com.

Përveç një llogarie të padeklaruar të kompanisë ata nuk
kishin asgjë për t`u fajësuar. As falimentimi i kompanisë së tyre të
sigurimeve. Kjo falimentoi, sipas prokurorëve, pasi Miradije F. nuk mund të
punonte më atje.

Bashkëshorti kundërshton: „Kjo nuk është e vërtetë. Personalisht përjetova një lëndim gjatë kësaj kohe dhe isha i sëmurë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja përse biznesi
nuk funksiononte më», Thotë Ahmet F.

Përkundër të gjitha deklaratave të pafajshme, për Miradije F. kërkohet dënim me burg prej 4 vite e gjysmë. Ahmet F. rrezikon dy vite burg me kusht dhe një dëbim nga Zvicra për një afat prej gjashtë vitesh. Për rastin e tyre ende vlen prezumimi i pafajësisë.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...