Caritas dhe CSP dhurojnë mbi një milion franga ndihma për të varfërit

Date:

Organizata Caritas dhe Qendra sociale protestante (CSP) kanë transferuar më tepër se një milion franga për personat e rrezikuar nga kriza e koronavirusit

Institucionet kanë shpërndarë trsika për të blerë ushqime në dyqanet ushqimore Caritas.
Në Kantonin Vaud, Caritas dhe CSP kanë paguar mbi një milion franga personat që janë në rrezik nga kriza e koronavirusit. Në 81 për qind të rasteve, kjo ndihmë bëri të mundur pagesën e qirave. Pak më shumë se një person i ndihmuar jeton në Lozanë.

Që nga fillimi i krizës shëndetësore, të dy institucionet krijuan një fond privat të ndihmës emergjente. Brenda disa javësh u mboldhën më shumë se një milion franga, falë kontributeve nga „Chaîne du Bonheur“, bizneset në rajon dhe fondacionet, thuhet në një njoftim për shtyp të së martës.

Deri më 30 qershor, janë paguar afro 1.07 milion franga, përfshirë 133,000 franga në triska për Epiceries Caritas. Fondi së pari u erdhi në ndihmë personave që ishin në vështirësi për shkak të humbjes së punës si rezultat i krizës së koronavirusit dhe që nuk kanë akses në ndihmë publike, sqarojnë dy institucionet, transmeton Shtegu.com.

Faza e ashtuquajtur „ndihma urgjente“ përfundoi më 1 korrik. Kërkesat në pritje do të përpunohen gjatë verës. Të dy organizatat do të marrin masa dhe „do të mendojnë për zgjidhje që mobilizojnë të gjithë aktorët e interesuar në mënyrë që shqetësimi shoqëror i një madhësie të tillë, të mos ndodhë përsëri“, shkruajnë ata.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...