Byreku i shijshëm i tetovarit mu në zemër të Zvicrës

Date:

E ngjeshur është biografia e Xhelil Beadinit nga rrethina e Tetovës, i cili qysh si fëmijë 13-vjeçar iu ishte përveshur punës me gatimet e brumit nëpër trojet e ish Jugosllavisë. Përedrisa nxënësit e tjerë i vijonin mësimet në klasën e shtatë fillore, pas mësimit, Xhelili nuk përtonte të ndihmonte familjen në shitjen e byrekut në këto hapësira.

Fati i jetës dashti që ai në vitin 1984, të zhvendosej në Zvicër ku filloi punën në ndërtimtari për një periudhë të shkurtër, sa për t`u rimëkëmbur dhe të integrohet në tregu zviceran të punës. Më pas, ai vazhdoi punën në postën zvcerane, ndërsa para katër vitesh e hapi një byrektore, e cila nuk funksionoi ashtu siç priste për shkak të rrethanave jo të përshtatshme të lokacionit. Në këtë mënyrë, pas një viti ai e mbylli byrektoren.

Por, Xhelili nuk u dorëzua asnjëherë, pasi para pak kohësh, ai gjeti një lokacion shumë të përshtatshëm dhe filloi përsëri me shitjen e byrekut në Dietikon në byrektoren „Tetova 1“. Shija e byrekut i ka mahnitur jo vetëm bashkatdhetarët tanë, por edhe nacionalitete të tjera, në mesin e të cilëve ka edhe zviceranë që me ëndje porositin nga byrektorja e Xhelilit.
«Për fillim puna është duke shkuar shumë mirë, por shpresoj se në vazhdim kërkesat do të rriten edhe më tej», pohon Xhelili enkas për Shtegu.com.

Në krahasim me standardin e jetesës në Zvicër, çmimet e byrektores së Xhelilit janë shumë të volitshme.

Adresa. Burek Tetova 1; Schachenmatstr. 9, 8953 Zürich, Switzerland.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...