Burri i maskuar dhe me fanellë të “Real Madridit” grabit pikën e karburanteve në Zvicër

Date:

Mbrëmjen e së mërkurës, një i panjohur grabiti një pikë karburantesh në lagjen 12 të Cyrihut. Policia e qytetit është në kërkim të dëshmitarëve

 

Një burrë i veshur me kapuç hyri në pikën e karburanteve Migrol në Winterthurerstrasse të mërkurën në mbrëmje pak pas orës 20:30, njoftoi policia e qytetit të Cyrihut të enjten, transmeton portali Shtegu. Ai ka kërcënuar një punonjëse me një armë therëse në dorë dhe i ka kërkuar para. Më pas iku në këmbë drejt Schwamendingerplatz me disa qindra franga. Sipas njoftimeve të policisë, nuk ka të lënduar.

 

Policia jep këtë përshkrim të autorit: Burri është i gjatë rreth 170 cm, dyshohet të jetë i moshës 15-30 vjeç, me trup të hollë dhe lëkurë të errët. Fytyra e tij ishte e mbuluar me një kapuç të bardhë. Ai kishte veshur pantallona të errëta dhe një fabellë të bardhë Adidas me logon “Real Madrid”.

 

Kushdo që mund të japë informacion për grabitjen mbrëmjen e së mërkurës, 13 nëntor 2024, pak pas orës 20:30, në pikën e karburanteve Migrol në Winterthurerstrasse 692, ose për autorin, kërkohet të kontaktojë Policinë e qytetit të Cyrihut, Tel. 0 444 117 117 për të raportuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...