Boksierët shqiptarë shkëlqyen në mbrëmjen e boksit në Kirchberg

Date:

16:56:20                     2019-05-26

 

 

Mbrëmjen e së shtunës është zhvilluar një mbrëmje boksi në Kirchberg të Zvicrës, në të cilën boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i është kthyer sërish boksit pas një kohe të gjatë. Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Thunder Rashid (Mohammed Abed).

Ishte një duel tepër i ashpër dhe gjatë gjithë ndeshjes, boksieri shqiptar e ka sulmuar kundërshtarin, duke krijuar epërsi në pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, fitorja me meritë i takoi Nuri Seferit.

Në këtë mbrëmje gjithashtu shkëqlyen edhe dy vëllezërit shqiptarë Hadis dhe Festim Ademi, të cilët boksuan në kategoritë 81 kg, respektivisht 75 kg dhe shënuan fitore të sigurta me pikë. Ishte kjo paraqitja e parë zyrtare e vëllezërve për ekipin „Boxclub Burgdorf“ në vendin ku ata veprojnë. Pra, ishte hera e parë që ata boksuan para publikut vendas, që ishte një motiv shtesë për të dhënë maksimumin deri në fitore.

Duhet cekur se përgatitjet e boskierëve shqiptarë kanë shkuar si është më së miri, duke iu falënderuar trajnerëve Agron Xhila dhe Meti Rudaj, të cilët ekipin e kanë përcjell në çdo moment për të qenë maksimalisht të përgatitur.

Për boksierët e rinj, kjo ka qenë një sfidë e mirë në përgatitjet për meçet e ardhshme të kampionatit zviceran që do të fillon në nëntor për Hadisin, ndërsa në muajin mars për Festimin.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...