BOKI 13 & KATICA & ZAEV

90 Lexime

2019-08-10

GJYLA ÇELIKU

PSP kinse e krijuar nga ndërkombëtarët, ju lejoi ndjenjat perverse Bokit 13, Katicës dhe të gjithë të inkuadruarëve në shpërlarje parashë, që njëherë në jetë të përjetojnë çantat “Louis Vuitton”, “Gucci”, “Chanel”, të përjetojnë veten si “dilerë” sepse liderë nuk mund të jenë asnjëherë. Duke dëgjuar videon e radhës nga mediat italine dëgjova edhe pjesën e “aktiviteteve të PSP-së të cilat i quajnë shminka aktivitete, pyetje teknike, aktivitete sa për të gënjyer popullin që bëjnë dicka”, por në vazhdimësi përmenden edhe emra, aty dikund përmendet edhe emri i kryeminstrit tonë Zoran Zaev i cili duhet të japë llogari përpara opinionit që e votoi, ku u përfshinë edhe 70000 vota shqiptare. 
PSP-asnjë rast nuk e përfundoi, të gjitha ishin “show”, bukur të trajnuara, por të keqmenagjuara aq sa unë po të isha n’vendin e tyre, kuptohet nëse ka nga prokuroret që nuk janë të përfëshira në afera dhe reketazha, i kisha kërkuar falje popullit tim për involvim në PSP REKETI ku intelegjenca ime do të përdhunohej nga BOKI 13. Ju që nuk jeni të njollosura dilni hapur para opinionit sepse keni qenë shpresë dhe heroina të kohës, por sot vlerat e juaja janë të njollosura në reketazhë.
Çfarë ndryshimesh sollët ju?!!!
“Show” të bukura me politikanë maqedonas dhe shqiptarë, të cilët sot janë në liri, shijojnë milionat dhe bëjnë jetë luksi dhe populli vdes në uri ose ik në Gjermani. Burgosët vetëm për “show”, të burgosurit tuaj ngelën shtatzane, janë të sëmurë psikik dhe fizik, aq sa as dy ditë burg nuk i bënë. Ju i keni pasur të gjitha përgjimet, i keni ruajtur në sirtar sepse nuk u intereson populli, por BOKI 13 dhe reketi. 
Ne kemi vëllezërit shqiptarë që vuajnë burgun me montime, me tradhëti duke menduar që çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë, me “show” të përgaditura nga vetë sistemi, ata vuajnë, ju s’bëtë asgjë as për ata e as për krimin dhe keqpërdorimet. 
Ju mund të fshini profilet nga facebooku, por veprat e juaja nuk fshihen.
Një kryeministër që është në dijeni për Bokin 13, Katicën, krimin dhe harron popullin, unë nuk e kam kryeministër. Zaev jep llogari sepse e ke borxh!!