BMW-të në Zvicër po shkaktojnë gjithnjë e më shumë aksidente

Date:

Në autostradën zvicerane A1 afër Rothristit AG, të dielën është shkaktuar një aksident fatal. Një shtetas kosovar 37-vjeçar, me BMW-në e tij X5 është përplasur në barrierën e mesme të autostradës. Ai dhe bashkudhëtari i tij u lënduan.

Aksidentet me veturat BMW, javëve të fundit janë shpeshtuar në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Tani përsëri shkaktohet aksident i rëndë. Mëngjesin e së dielës, në autostradën A1, një shtetas kosovar (37) ka shkaktuar aksident me veturën e tij BMW X5, duke dalë nga rruga dhe duke shkaktuar vetaksident.

Vozitësi i BMW-së, së bashku me bashkudhëtarin e tij (27), një shtetas verimaqedonas, po qarkullonin në A1 në drejtim të Cyrihut kur menjëherë pas orës 08.30 erdhi deri tek aksidenti. Kosovari e humbi kontrollin mbi veturën e tij në rrethinën e Rothristit AG. Ai fillimisht e goditi barrierën e mesme të autostradës, përpara se BMW-ja e tij më në fund të ndalej në korsinë e emergjencës.

Gjatë aksidentit u lënduan lehtë sikurse vozitësi, po ashtu edhe bashkudhëtari i tij, raporton Policia Kantonale në Aargau, informon Shtegu.com. Ata është dashur të dërgoen në spital me ambulancë. Te BMW X5 dhe në autostradë është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.

Kosovari i është marr patenti i shoferit, ndërsa ende mbeten të paqarta shkaqet e sakta të aksidentit. Policia Kantonale në Aargau i ka filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...