Për herë të gjashtë, Qyteti i Bernës startoi me programin e rrjetit „Bernetz“. Ai u përkushtohet migrantëve të kualifikuar të cilët ende nuk kanë gjetur ndonjë punë në Zvicër që përputhet me kualifikimet e tyre.
Bernetz mbështet pjesëmarrësit në ndërtimin e një rrjeti profesional duke i lidhur ata me njerëz në fushën e tyre të dëshiruar profesionale. Në një program shoqërues, ata thellojnë njohuritë e tyre për tregun zviceran të punës, optimizojnë dokumentet e tyre të aplikimit dhe trajnojnë pamjen e tyre personale. Përveç kësaj, në grup ata do të gjejnë kontakte të vlefshme dhe shkëmbim përvojash me njerëz në një situatë të ngjashme jetësore.
Mu kjo ndodhi në hapjen e sotshme të programit „Bernetz“ ku nën moderimin e tre punojësve profesionistë, shumica e dhjetëra pjesëmarrësve këmbyen përvoja të këndshme të veprimtarisë së tyre si dhe krijuan njohuri të vlefshme në integrimin e tyre të mëtutjeshëm në tregun zviceran të punës.
„Bernetz“ dhe gjithçka është e mundur !

