BE: Të gjithë liderët e Ballkanit mbështesin vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Date:

Bashkimi Evropian (BE) në njoftimin për media pas takimit, ka thënë se për shkak të perspektivës së qartë që Ballkani Perëndimor ka për Bashkimin Evropian, Mogherini dhe përfaqësuesit e rajonit kanë rishikuar progresin substancial të arritur dhe kanë shikuar detyrat që i presin.

“Ata shfaqën mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Maqedoninë Veriore dhe për Shqipërinë, duke theksuar se ky vendim është qenësor, jo vetëm për dy vendet e përfshira, por për tërë rajonin dhe për BE-në. Të gjithë ata mbështetën vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e hershme të një marrëveshje ligjërisht obliguese për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e BE-së, raporton Koha.net.

Tutje theksohet se të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuar përkushtimin e tyre të fuqishëm drejt perspektivës së BE-së, duke potencuar se puna në reforma vazhdon sikurse edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritet me Shqipërinë pas tërmeteve të fuqishme atje gjatë fundjavës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...