BE e ka suspenduar procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Date:

 
 

Me mos hapjen e kapitujve të rinj në bisedimet me Malin e Zi dhe Serbinë këtë vit dhe me shtyrjen e vendimit për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut edhe për pesë muaj të tjerë, tashmë BE – pikërisht ashtu siç ka kërkuar Kryetari i Francës Emmanuel Macron – e ka suspenduar procesin e zgjerimit në rajonin e trazuar nga krizat e brendshme por edhe nga rritja e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe midis disa shteteve rajonale.

 

Qëndrimet e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, të shprehura vitin e kaluar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk mund të vazhdojë pa u bërë reformat e brendshme të vet bllokut evropian, janë duke u jetësuar.

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti Bashkimi Evropian (BE) nuk ka hapur as nuk ka mbyllur ndonjë kapitull në bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë. Më parë kapitujt hapeshin në muajin mars apo në qershor.

Herën e fundit që BE ka hapur kapituj bisedimesh me këto dy shtete ishte Dhjetori i vitit të kaluar.

Më 10 Dhjetor, BE e hapi Kapitullin 27 (Ambienti dhe Ndryshimet Klimatike) me Malin e Zi, ndërsa me Serbinë e hapi Kapitullin 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare) dhe Kapitullin 18 (Statistikat).

Kryesisht, për shkak të bllokadës franceze, por jo vetëm, as këtë muaj BE nuk ndërmori vendim as për Tiranën e as për Shkupin dhe gjasat që kjo të ndodhë në tetor duken të zymta për shkak të …
( dtt-net.com/sq )

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...