Bastisje të mëdha në Shoqatën humanitare „Ansaar International“, dyshohet se financuan Hamasin

68 Lexime

22:16:21                    2019-04-13

 

 

Shoqata humanitare „Ansaar International“ dyshohet se ka financuar grupe terroriste, siç është Hamasi. Mëngjesin e së mërkurës, është realizuar një bastisje mbarëkombëtare.

Zyrtarisht, Shoqata Ansaar International mbledh donacione për njerëz të uritur në Jemen apo Somali, duke mbështetur grupin etnik mysliman të ujgurëve në Kinë. Por për një kohë të gjatë, shoqata e themeluar në vitin 2012 në Dusseldorf, monitorohet nga organet hetuese gjermane. Të mërkurën në mëngjes, në orën 6, hetuesit goditën dhe kërkuan në të njëjtën kohë 90 objekte të rrjetit në Gjermani. Akuzat: financimi i terrorizmit.

Donacionet, ndër të tjera, dyshohet se kanë kaluar tek Hamasi, konfirmoi Frank Scheulen, zëdhënës i Zyrës Shtetërore të Hetimeve Penale (LKA), informon Shtegu.com. SHBA, Izraeli dhe BE, Hamasin palestinez e kanë klasifikuar, si një organizatë terroriste. Gjithashtu, përveç organizatave terroriste dyshohet të kenë qenë mbështetur financiarisht dhe propagandistikisht – gjë që LKA nuk e bën publike për arsye të taktikave hetimore. „Zyra qendrore për ndjekjen e terrorizmit kryen një hetim paraprak kundër pesë personave të moshës ndërmjet 30 dhe 41 vjeçare“, tha Scheulen.

Ansaar International thuhet të jetë në krye të një rrjeti islamik që përfshin ëëR Help, gjithashtu me seli në Nortdrhein-Westphalen.

Në NRë janë bastisur rreth 30 shtëpi dhe biznese, në Ahen, Düsseldorf, Dortmund, Duisburg, Köln, rrethin Mettmann, Mönchengladbach, Münster, Neus dhe Warendorf. Nën drejtimin e policisë së Dyseldorfit, janë mobilizuar rreth 600 oficerë policorë, informon më tej Shtegu.com.

Në këtë bastisje janë përfshirë edhe Baden-Wuerttemberg, Bavari, Berlin, Hamburg, Hesse, Saksoni e Ulët, Rheinland-Pfalz dhe Schleswig-Holstein, deklarojnë nga Ministria e Brendshme gjermane. Bëhet fjalë për gjetjen eventuale të materialit në mënyrë që të ndalohen klubet.

„Kush e mbështet Hamasin nën maskën e ndihmës humanitare, ka shkelur vendimet e vlerës themelore të Kushtetutës sonë“, ka pohuar ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU). Kjo gjithashtu diskrediton angazhimin e shumë organizatave humanitare që „janë zotuar për neutralitet në kushte të vështira“. Urdhri i Ligjit Themelor dikton që aktivitete të tilla duhet të ndiqen me forcë.