Bashkatdhetarët dëshpërohen me veturat e huazuara në aeroportin e Shkupit

37 Lexime

17:33:17          2016-02-04

 

 

Tashmë kohë të gjatë është duke u ndjerë mungesa e shenjave të pamjaftueshme në komunikacion, në Maqedoni. Ky fenomen gjithnjë e më tepër po i revolton bashkatdhetarët tanë gjatë pushimeve që i bëjnë në vendlindje. Një letër që ka ardhur deri te Redaksia e „Shtegu“-t, fletë pikërisht për këtë problematikë. Një vajzë e re shqiptare nga Shkupi, për një javë ka qëndruar për pushime, duke huazuar një veturë nga Shërbimi i huazimit pranë aeroportit të Shkupit, Interways. Në mungesë të shenjave të komuniakcionit, duke ardhur nga një vend si Zvicra, ku në mënyrë rigoroze respektohen të gjitha rregullat, ndërsa shenjat janë në çdo kënd të saj, ajo kishte shkaktuar një aksident të vogël, në një rrugë me të drejtë nga ana e djathtë. E gjithë kjo do të harrohej shumë shpejt, pasi nuk ka pasur dëme në njerëz, por disa gërvishtje të veturave. Për çudi të madhe, kompania Interëays, për një gërvishtje të vogël, kësaj vajze i ka kërkuar një shumë të hollash prej 350 euro që për rrethanat e punës së dorës në Maqedoni, është marramendëse. Përkundër të gjitha përpjekjeve për të dokumentuar rastin me shkrim, kompania Interëays ka refuzuar çdo bashkëpunim reth rastit. (Shtegu.com)

 

 

12674208_1100450626653483_1997249279_n

 

Sipas burimeve të „Shtegu.com“, ky dëm mund të rregullohet me 50 euro