BARDHYL ZAIMI: PROCESI I VËSHTIRË I “NUMËRIMIT”!

Date:

Në kohën kur shpresohet për një mbarëvajtje të mirë të procesit të regjistrimit të bazuar në ligj dhe në metodologjinë e përcaktuar në bazë të standardeve të Eurostat-it, kontestimi i regjistrimit nga ana e VMRO-DPMNE-së duket se mund të krijojë një “mjegull politike” me një tendencë për të kontestuar çdo epilog të këtij operacioni statestikor. VMRO-DPMNE po përdor në fakt “argumente” politike për një operacion që akuzon se mund të jetë “politik”. Nuk ka dyshim se kjo parti po përpiqet të ndërtojë një kauzë dhe narracion politik duke shfrytëzuar regjistrimin si pretekst, i cili mbi të gjitha duhet të jetë objektiv dhe tërësisht i depolitizuar

Shkruan: Bardhyl Zami

Nëpërmjet një aplikacioni online tashmë ka filluar regjistrimi i diasporës, gjegjësisht procesi i regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht ky regjistrim është kontestuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila e ka cilësuar atë si një marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit. Maqedonia e Veriu nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë që nga viti 2002, ndërkohë që një përpjekje për ta raelizuar regjistrimi në vitin 2012 kishte dështuar.

Në kohën kur tashmë ka filluar ky proces, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Entit të Statistikës kanë bërë të ditur se ky operacion statestikor është përgatitur mirë dhe në bazë të sdandardeve të Eurosat-it.

“Ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kyçen në zhvillimin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një operacion nga i cili të gjithë kanë dobi, në veçanti institucionet, të cilët përmes të dhënave statistikore më pas bëjnë hartimin e politikave zhvillimore”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Në të njëjtën kohë, zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami, ka theksuar se ka pasur probleme me aplikacionin për regjistrimin e diaspores, por se brenda ditës ato janë evituar. “Kemi angazhuar të gjithë mekanizmat, të gjitha institucionet, të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion që të çdo mërgimtar të arrijë deri tek informacionet e nevojshme për regjistrim. Ende është herët për të thënë se ata janë mirë të informuar, por shpresoj se ditët në vijim edhe këtë punë do të arrijmë ta bëjmë”, ka theksuar Selmani. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nëse ndonjë mërgimtar nuk do të mund të regjistrohet përmes aplikacionit, nuk ka vend për shqetësim sepse regjistrimi mund të bëhet edhe në kohën kur do të nis regjistrimi brenda Maqedonisë së Veriut gjegjësisht më 1 prill, duke ia treguar të dhënat njërit nga familjarët.

Edhe pse tash për tash me disa paqartësi të vogla, duket se ligji për regjistrim dhe metodologjia mundësojnë një operacion korrekt statestikor i bazuar në standardet e Eurostat-it. Por, kështu nuk mendon VMRO-DPMNE, e cila thekson se tashmë ka grumbulluar 100 mijë nënshkrime kundër procesit të regjistrimit.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgji Sajkoski, ndërkohë ka bërë të ditur se për tetë ditë, me iniciativë të kësaj partie janë siguruar 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë. “Përkundër pengesave të shumta nga qeveria, në vetëm 8 ditë, 100,000 qytetarë dhanë nënshkrimet e tyre për një regjistrim të vërtetë dhe evropian, në kundërshtim me atë që dëshiron ta organizojë qeveria, në një mënyrë të dhunshme, me qëllim politik. Qytetarët kanë vendosur, nuk duan regjistrim politik, duan regjistrim si një operacion statistikor”, ka theksuar Sajkoski.

Në kohën kur shpresohet për një mbarëvajtje të mirë të procesit të regjistrimit të bazuar në ligj dhe në metodologjinë e përcaktuar në bazë të standardeve të Eurostat-it, kontestimi i regjistrimit nga ana e VMRO-DPMNE-së duket se mund të krijojë një “mjegull politike” me një tendencë për të kontestuar çdo epilog të këtij operacioni statestikor. VMRO-DPMNE po përdor në fakt “argumente” politike për një operacion që akuzon se mund të jetë “politik”. Nuk ka dyshim se kjo parti po përpiqet të ndërtojë një kauzë dhe narracion politik duke shfrytëzuar regjistrimin si pretekst, i cili mbi të gjitha duhet të jetë objektiv dhe tërësisht i depolitizuar.

Sidoqoftë, brenda kësja kohe do të kemi edhe zhvillime tjera politike, gjegjësisht përplasje politike, të cilat me gjasë do të reflektohen edhe në procesin e regjistrimit. Qeveria tashmë ka theksuar se nuk ka kthim prapa nga procesi i regjistrimit, i cili duhet të ofrojë numrin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut që do të determinojë edhe politikat ekonomike, arsimore, kulturore etj.

Pavarësisht nga kundërvënia e VMRO-DPMNE-së, tashmë duhet të shfrytëzohen të gjitha kapacitet institucionale dhe njerëzore për një sensibilizim sa më të madh sidomos të diasporës, në mënyrë që të fitohet numri real i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Një fushatë sensibilizuese për diasporën mbetet e domosdoshme për të qenë pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm. Ndërkohë, që edhe partitë poltike shqiptare kanë bërë thirrje për regjistrim, mbetet shumë e rëndësishme që gjithsecili të kontribuojë për një regjistrim sa më gjithëpërfshirës, i cili projekton të ardhmen e secilit qytetarë në Maqedoninë e Veriut.

Ndjekja e metodologjisë në mënyrë precise, evitimi i problemeve që mund të shfaqen në rrugë e sipër mbetet një angazhim i domosdoshëm për regjistrim cilësor dhe sa më të saktë të popullsisë. Pavarësisht nëse dikush dëshron të krijojë një kauzë politikë me tone etnike me regjistrimin, institucionet duhet në përpikmëri t’i qasen gjithë këtij procesi me një objektivitet të plotë, duke respektuar standardet e vendosura në përputhje me sdandardet e kërkuara nga Euroastat-i.

Realizimi objektiv i këtij operacioni statestikor do të jetë një fitore për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një pasqyrë më e mirë mbi realitet në Maqedoninë e Veriut, por edhe mbi proeksionet shtetërore dhe institucionale në të ardhmen. (kdpolitik.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...