Dy bankomate janë hedhur në erë natën e së hënës dhe u plaëitën – një në Utzenstorf të Bernës dhe një në Vicosoprano në Graubünden. Edhe nëse skenat e krimit janë më shumë se 300 kilometra larg, hedhja në erë e bankomateve në Zvicër dhe gjurmët çojnë në në banda të organizuara nga Europa Lindore, shkruajnë mediat zvicerane.
Vetëm gjatë vitit të kaluar u hodhën në erë 22 bankomate dhe në të shumtën e rasteve të bankës Raiffeisen, transmeton Shtegu.com. Kjo mënyrë e veprimit është e njohur nga bandat e Europës Lindore. Autorët që hodhën në erë bankomatin në Utzenstorf e që mund të shihen në këtë video, janë ende në arrati. Ata janë larguar në këmbë e më pas me skuterë.

