BAG-u zviceran raporton 4 068 raste të reja me koronavirus

Date:

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ofron informacion të përditshëm mbi zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Në indikatorin e statistikave, është vërejtur një shkallë e pozitivitetit prej 11,4 për qind. Kjo përmbledh raportin e personave të infektuar me numrin e personave të testuar. Numri është më kuptimplotë sesa numri i testeve dhe infeksioneve, sepse në më shumë persona të testuar do të gjenden edhe më shumë raste pozitive. Shkalla e pozitivitetit është një mënyrë më reale për të vlerësuar se sa po përhapet virusi. Nëse shkalla rritet, ngjitjet rriten proporcionalisht. Që nga fillimi i epidemisë, norma pozitive ka qenë mesatarisht 4.6 për qind.

Të hënën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar statistikat e përmbledhura të infeksionit për fundjavën që e lamë pas. Që nga e premtja ka pasur 4 068 infeksione të reja në 35 556 testime në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Kjo shkakton një normë pozitiviteti prej 11.4 për qind, informon Shtegu.com.

Që nga e premtja kanë qenë 70 shtrime në spital dhe 7 vdekje. Gjithsej, deri më tani në Zvicër kanë vdekur 1801 persona për shkak të koronavirusit.
Nga ana tjetër, nga laboratoria deri më tani janë konfirmuar 64 436 infeksione.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...