Avokati nga Struga: Do ta mbrojë falas El Chekën (Video)

Date:

Sa më tepër po shtohet presioni ndaj El Chekës, aq më tepër po rritet përkrahja ndaj tij. Avokati shqiptar nga Struga Besnik Asani është shprehur i gatshëm të mbrojë falas Sheqeri Ahmedin i njohur si El Cheka, pasi që prokuroria themelore në Kërçovë ka njoftuar se ai do të gjykohet në mungesë. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se padia ngritet pasi që ai në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën penale – Përgjim dhe incizim ilegal tonik, duke publikuar të ashtuquajtura “bomba” në fejsbuk. Mirëpo avokati Asani në një deklaratë ekskluzive për Lajm.tv, vlerëson se padia ndaj El Chekës është e pabazë, prandaj ofron mbrojtje falas për të para organeve gjyqësore. Prokuroria maqedonase poashtu rikujton që çdo publikim i bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim nga 1 deri 5 vote burg.

Avokati Asani e vlerëson skandaloz dhe të padrejtë këtë vlerësim. El Cheka nga fundi i muajit maj të këtij viti në Facebook ka filluar publikimin e materialeve të incizuara, respektivisht të ashtuquajtura bomba, ku thotë se dëgjohen bisedat skandaloze të udhëheqësve të BDI-së, përfshirë kryetarin e kësaj partie Ali Ahmetin, Musa Xhaferin, Sadulla Durakun, dhe funksionarë tjerë. Ai poashtu ka publikuar incizime edhe për ish funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, nga koha kur kjo parti ishte në pushtet me BDI-në./Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...