Avioni i bllokuar në Gjirokastër, vepër e Gazmend Freitag

367 Lexime

Në kështjellën e Gjirokastrës, një qytet në jug të Shqipërisë, ndodhet Muzeu kombëtar i armëve, i cili ka një koleksion armësh nga periudha midis vitit 1912 dhe Luftës së Dytë Botërore. Të ekspozuara janë edhe një kontingjent armësh të periudhës së Skënderbeut- heroit tonë kombëtar. Jashtë zonës së muzeut mund të shihni një xhet avion amerikan, që u detyrua të aterronte në Shqipërinë qendrore në dhjetor të vitit 1957 dhe më pas u transferua në Gjirokastër. Avioni i trajnimit thuhet se ka pasur probleme teknike dhe se për shkak të pistës së dobët, gjatë aterrimit është dëmtuar edhe më tej. Pas disa javësh, piloti më vonë u la i lirë. Që nga viti 2005, Gjirokastra është qytet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Është një nga qytetet më të vjetër në vend dhe një qendër e rëndësishme kulturore në jug të Shqipërisë. (Shtegu.com)