Austriakët shkruajnë për serben që bëri shqiponjën dykrenare

Date:

15:57:38               2019-07-03

 

 

Në një konkurs bukurie, u shkatua një skandal me „Miss Freedom“ nga Serbia. Organizatorët mbetën të befasuar.

Një konkurs bukurie në Kosovë krijoi një skandal që aktualisht po qarkullon nëpër mediat në Ballkan, shkruan „Heute“, përcjell Shtegu.com. Arsyeja për këtë është e vetshpallura „Miss Serbia of Freedom“. Në skenë, pasi u rrethua nga fotografët, ajo formoi shenjën e shqiponjës dykrenare. Simboli i Shqipërisë, vazhdon më tej shtypi austriak.

Një gjest që nuk është i mirëpritur në Serbi. Edhe pse lufta me shqiptarët ka mbaruar, midis dy vendeve ende ka dallime. Kjo gjithashtu bëhet e qartë nga titujt e gazetave serbe. Për shembull, „Kurir“ shkruan: „Një skandal i pashembullt“, „Telegraf“-i me titull: „E turpshme“.

vajza, e cila aktualisht e zemëroi gjithë Serbinë, është Irina Jovanka, një vjeneze me rrënjë serbe. Ende mbetet e paqartë se ku e mori ajo brezin e saj me mbishkrimin „Miss Serbia“. Sepse, pas skandalit komiteti kishte deklaruar se nuk e njeh këtë vajzë. Vesna de Vinça, shefe e agjencisë së modelimit „Miss Yu“, shpjegon për „Kurir“: „Ajo nuk ka fituar ndonjë konkurs zyrtar, e gjitha është një gënjeshtër. Mendoj se ajo nuk e di se çfarë ka dashur të bëjë me këtë“.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...