Austriakët ndihmojnë Shqipërinë në njësitë zjarrfikëse

70 Lexime

11:26:53                2019-04-08

 

Ish anëtari i parlamentit austriak dhe ish kryetari i bashkisë në Grieskirchen, Wolfgang Grossruck, ka mbajtur kontakte të mira me Shqipërinë për shumë vite. Kohëve të fundit, një delegacion nga rrethina Grieskirchen, filloi përsëri t`i intensifikojë kontaktet në Shqipëri dhe të arrit marrëveshje për bashkëpunim.
Ndër pjesëmarrësit, ishte edhe ish komandanti i brigadës zjarrfikëse austriake Josef Schwarzmannseder, i cili në qytetin e Kavajës ndihmoi për të themeluar një njësi zjarrfikëse vullnetare, shkruan „Nachrichten“, përcjell Shtegu.com. Vjeshtën e vitit të kaluar, ai ka mundur të sigurojë për kolegët e tij në Shqipëri një kamion të përshtatshëm zjarrfikësish për të luftuar zjarret. Për komandantët ishin ofruar data të trajnimit në Linz.

Mbështetja për menaxhimin e mbeturinave u sigurua nga kryebashkiaku në Eschenau, Johannes Humer dhe drejtori menaxhues i shoqatës për përkujdesjen e mbeturinave të rrethit Grieskirchen, Rudolf Pichler.

Kryebashkiakja në Grieskirchen, Maria Pachner, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë, Isa Saskia, që është më shumë se një deklaratë e qëllimit dhe duhet të përmbushet me përkushtim dhe jetë, përcjell Shtegu.com. Drejtorja e HTL Barbara Ecker, mori pjesë në udhëtimin për bashkëpunim shkollor, ndërsa Michael Engleitner dhe Stefan Olzinger nga Raiffeisen Reiseëelt ishin të përfshirë në çështjet e turizmit.
Pjesëmarrësit nuk u gëzuan vetëm nga mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve, por edhe nga peisazhi i mahnitshëm i vendit.