ASH: Qytetarët në Maqedoni nuk e ndjejnë efektin e rritjes së pagës mesatare

Date:

“Ta transmetosh dhe pranosh si sukses ekonomik lëvizjen e pagës mesatare neto, duhet të jesh ose kryeministër ose ministër i ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por assesi qytetar që efektin e lëvizjeve të tilla të pagës nuk e heton përderisa paralelisht rriten edhe shpenzimet e jetës.

Lëvizja e pagës mesatare neto është pasojë ligjore e ngritjes së pagës minimale që obligon sektorin privat dhe e njëjta nuk ndikon në standardin e jetës së qytetarëve. Mos flasim për ata që nuk janë të punësuar fare.

Çka ndodhë realisht në ndërkohë me shpenzimet e jetës?

Sipas Entit shtetëror për statistikë, shpenzimet e jetës krahasuar me të njëjtën kohë të vitit paraprak vazhdimisht kanë shënuar rritje. Kështu, në qershor të 2019, shpenzimet e jetës janë rritur për 0,3% , në maj për 1,4%, në prill për 1,9%, në shkurt kishte rritje tjetër prej 1,4%, janari ishte më i shtrenjtë për 1,1% krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2018.

Duhet pasur parasysh faktin që lëvizja e pagës mesatare neto prek të punësuarit vetëm në disa sektorë ndërsa rritja e shpenzimeve të jetës i përfshin produktet që i shfrytëzojnë të gjithë kategoritë e qytetarëve siç janë: buka, drithërat dhe produktet tjera prej brumi që disa herë kanë shënuar rritje si në maj 2019 kur çmimi i tyre u rrit për 0,9%, në prill për 0,5%, në shkurt 0,2% në janar 0,4%. Vaji dhe yndyrnat janë shtrenjtuar disa herë si në maj për 0,2%, prill poashtu për 0,2%, mars për 0,1%. Rritja e shpenzimeve ka prekur edhe shumë produkte dhe shërbime tjera në mesin e të cilave edhe shërbimet mjekësore të cilat nga janari i 2019 për 8,5% janë më të shtrenjta.

Prandaj, në vend që të manipuloni me barkun e qytetarëve, qasjuni seriozisht problemit. Shqyrtoni seriozisht mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe nxitjes së kompanive vendore për eksport në botën e jashtme, sigurisht nëse deri atëherë do të ketë mbetur fuqi punëtore në vend”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...