Asgjë nuk mbetet e fshehtë!

Date:

25.10.2019

Xhevaire Abazi

 

Atëher i thonin Jugosllavi!
Më 1987 babë Sadiku dhe nanë Sala, marrin lajmin se biri i tyre Aziz Kelmendi, ka „vrarë“ katër dhe i ka plagosur pesë ushtar të ushtrisë Jugosllave në Paraqin. Dhe pas këtij akti ai paskësh „vetëvrarë“ edhe veten.
Kështu ndodhi me 120 të rinj shqiptarë që u „vetëvranë“ në kazermat e APJ-së.
Ky sindrom, ndodhte në Jugosllavi mes viteve 1981-1990, vetëm nga shqiptarët, në atë kohë kur Kosova, në statistikat e vetëvrasjeve në Evropë, ishte e fundit.

Më 2016 u përsërit e njëjta histori!
Por, tani në burgjet e Kosovës. Aty ku punojnë dhe veprojnë shqiptarët, aty ku flitet shqip.

Babë Avniu dhe nanë Xhemilja marrin lajmin për djalin e tyre Astritin, se ka ndërruar jetë, duke „vetëvrarë“ veten, në burgun e Prizrenit ku ishte duke vuajtur denimin për „aktin terrorist“ që kishte „ndodhur“ në Kuvendin e Kosovës.

Dhimbje pa fund, lot, gjamë e mallkim!
Kosovës iu tha një damarë, asaj iu shua një dritë, u “ vetëvra“ një doktor, një djal i ri, një birë i Kosovës, për t’mos vdekur kurrë!

Sot, pas tre vjete fshehje nga vetëvetja, jo nga populli, doli në dritë se ate e vranë.
E vranë ata që kanë lind vrasës.
E vranë, jo një dorë, por shumë duar.
Mallkimi qoftë mbi ata.
Loti i nanës ka fuqi me të përmbysë, e paçi të vështirë këtë jetë dhe botën tjetër ju, të gjithë në këtë hierarki vrasesish!
E vratë veten e juaj dhe pasardhësit e juaj.
Ndërsa Astrit Deharit i falët pavdekshmërinë… Ai, pas la krushqit me flamur kombëtar. La atdhetar e njerëz të denjë për të mbajtur shtet.

Lavdija u takon atyre qe bëjnë vepra të mëdha me karakter njerëzor e kombëtar. I tillë ishte Astrit Dehari ndaj të cilit kemi obligim moral, njerëzor e kombëtar.
Vajit tënd oj nanë Xhemile, i bashkohen lotët e nanave të këtij nënqielli. Të atyre që i vranë në ushtrinë Jugosllave dhe të të gjitha nanave që iu vranë bijtë e bijat e tyre për këtë tokë.

Allahu të lartësoftë në xhennetet e Tij, aty ku shehidët bëjnë dritë, Astrit!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...