Artan G. nëse ju e keni liruar Morinën (që nuk e besoj) atëher lironi edhe të gjithë të burgosurit shqiptar të pafajshëm në RVM

47 Lexime

Artan Grubi nëse jeni kaq me ndikim në Prokrori dhe në Gjykatat e vendit pse vlla nuk i lironi të gjithë të burgosurit e tjerë të pafajshëm shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut që po kalben të pafajshëm në burgje. Do të thotë se sipas teje Artan ju të BDI-së keni pasur mundësi që ta bëni një gjë të tillë pra që ti lironi të burgosurit e pafajshëm shqiptar por nuk keni dashur dhe nuk doni ti lironi ata njerëz hallexhi shqiptar të cilët padrejtësisht janë të dënuar në procese të montuara nga Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit. Artan unë nuk besoj se ju keni ndikuar në lirimin e Tomor Morinës nga burgu hetues në Shutkë. Por ju doni që ta shfrytëzoni rastin që meritat e dikuj tjetër në rastin konkret ndoshta meritat e diplomacisë kosovare për këtë rast ti përvetsoni për vete. Kuptohet ky nuk është rasti i parë dhe nuk do të jetë as edhe i fundit që do të burgosen shqiptar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqsore të vendit tonë . Por hipotetikisht po themë se nëse keni mundësi dhe forcë politike dhe institucionale ju të BDI-së që të lironi të arrestuar nga burgu atëher bëni përpjekje tentoni dhe ndikoni në lirimin e të gjithë të burgosurve shqiptar nga burgjet e vendit. Le tu jepet liria e merituar të gjithë atyre njerëzve vërtetë të pafajshëm që të dalin nga burgjet dhe ta shijojnë lirinë. Artan si duket ju e gjetët mundësinë që pas shumë dështimeve me të burgosurit shqiptar që me rastin e Tomor Morinës të mundoheni që të përfitoni pikë politike dhe simpati në opinionin duke harruar se të gjitha pikët e tjera i keni të humbura me arrestimet dhe burgosjet e shumë njerëzve të pafajshëm këtu në RVM. Prandaj mos tentoni që ta zbavisni opinionin se keni bërë ndonjë punë të madhe edhe nëse rastësisht keni ndikuar në lirimin e ish ushtarit të UQK-së nga Gjakova e Republikës së Kosovës Tomor Morina sepse këtu edhe fëmijët e djepit e dinin se Morina nuk do të ekstradohet në Serbi sepse fletkërkimet ndërkombëtare të Serbisë nuk janë më lëndë të vlefshme për shtetet jo vetëm të tjera të botës por edhe për këto të rajonit të Ballkanit. Artan pse gjithmonë mundoheni të tregoheni si heronj jo gjatë luftës së vërtetë por gjithmonë këtë e bëni pas lufte. Artan edhe njëher po të them ajde pra dëshmoni se jeni shumë të fortë në raport me Prokuroritë dhe Gjykatat dhe lironi të gjitë të burosurit e pafajshëm vëllezërit shqiptarë atëher do tu besojmë përrallave tuaja se si subjekt politik e keni liruar të arrestuarin e fundit këtu në RVM nga Kosova Tomor Morina. O Artan ju të BDI-së edhe po ta veni prapanicën në prush askush nuk ju beson më se e keni liruar Tomor Morinën