Arsyeja pse Greqia e sulmoi Shqipërinë më 1949 u mësua në vitet e ’90-ta

Date:

70 vite më parë, më 2 gusht të 1949, Greqia sulmoi kufijtë juglindorë të Shqipërisë duke vrarë mbi 100 ushtarë dhe oficerë që luftuan në vijën e parë të frontit.

Të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ushtria greke, hyri qindra metra brenda në tokë shqiptare dhe ngjarja u bë objekt debatesh dhe mbledhjesh të shumta, madje deri në OKB, ku Tirana dhe Athina drejtonin gishtin drejt njëra-tjetrës, raporton tch.

Trupat greke hynë në thellësi të tokës shqiptare deri në fshatrat Bozhigrad dhe Vidohovë ku u përballën me rezistencën e rojeve shqiptare të kufirit.

Konflikti ndërkufitar zgjati për më shumë se një muaj dhe pati me qindra të vrarë e të plagosur si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke.

Regjimi i kohës e quajti ‘provokimi i gushtit 1949’ dhe kjo ngjarje mbeti e tillë në kujtesën e shqiptarëve për disa breza.

Por, pas hapjes së arkivave sekrete, pas viteve ‘90, dëshmitë publike treguan se bëhej fjalë për ndihmën që regjimi i Enver Hoxhës i jepte forcave komuniste greke.

Drejtues të partisë komuniste të Greqisë, strehoheshin në Tiranë ndërsa zona në brendësi të kufirit shqiptar, deri në malin e Gramozit, ishin kthyer në baza të ushtrisë partizane greke.

Të gjitha këto Athina i konsideronte ndërhyrje në punët e brendshme të saj, dhe me këtë pretekst erdhi edhe sulmi i 2 gushtit 1949.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...