Arrestohet në Austri trafikanti maqedonas i nëntë migrantëve irakienë
19:24:57 2017-11-18
Një shtetas maqedonas, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar është arrestuar mëngjesin e së premtes në Vjenë-Favoriten.
Trafikanti i dyshuar 23-vjeçar, më 9 prill të vitit të kaluar dyshohet se ka trafikuar në Austri nëntë migrantë irakienë, përmes Maqedonisë, shkruajnë mediat austriake, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas asaj që shkruajnë gazetat austriake, udhëtimi i tyre është ndërprerë, ndërsa shtetasi maqedonas është arratisur. Por, hetuesit policorë austriakë i kanë rënë në gjurmë. Pak para orës 07.00 të mëngjesit të së premtes, ai është arrestuar në banesën e tij në rrugën „Gudrunstrasse“ të Vjenës. (Shtegu.com)