Arrestohet i dyshuari për vrasjen e boshnjakut dhe plagosjen e birit të tij në Austri

Date:

23:14:10                       2019-06-24

 

Vrasësi i dyshuar nga Salzburg-Lehen është arrestuar: Shqiptari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar e europian, është arrestuar të shtunën në Düsseldorf të Gjermanisë. Sipas një zëdhënësi të policisë së Düsseldorfit, shqiptari 31-vjeçar ishte arrestuar pas një kontrolli rutinë në një bar. Për momentin, ai gjendet në paraburgim për ekstradim.

Me prejardhje nga Tirana, shqiptari me nofkën „Klodi“, dyshohet se mbrëmjen e 4 qershorit, në Salzburg të Austrisë ka vrarë një boshnjak 46-vjeçar dhe ka plagosur rëndë birin e tij 24-vjeçar. Arma e krimit është gjetur disa ditë më vonë nga një kalimtar në afërsi, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. 31-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit të tij në fundjavë.

Të hënën, policia nuk ka dashur të komentojë mbi motivin e mundshëm të veprës, për arsye të hetimeve të mëtutjeshme.

Roli i një shqiptari tjetër të arrestuar 34-vjeçar, i cili u arrestua më 14 qershor në lidhje me krimin dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim, mbetet i paqartë. Kundër tij po hetohet për veoër kontribuese për vrasjen dhe vrasje në tentativë. Por, ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...