Arrestohen një maqedonas dhe një serb për punë ilegale në Zvicër
16:32:22 2018-01-19
Mëngjesin e të premtes të datës 19.01.2018, rreth orës 09.15h, në një kantier zviceran në St. Gallen janë arrestuar dy punëtorë ilegalë.
Gjatë një kontrolli në kantier, janë hetuar dy punëtorë të cilët kanë punuar ilegalisht, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Bëhet fjalë për një shteas 45-vjeçar serb dhe një shtetas 23-vjeçar maqedonas, të cilët u arrestuan nga policia zvicerane e Kantonit St.Gallen.
Ata nuk kanë vendbanim të përhershëm në Zvicër dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse penale, si dhe shkelje të Ligjit për të huajt. (Shtegu.com)