Arkeologu Pasko Kuzman: Nëse tregoj ku është varri i Aleksandrit të Madh, do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Date:

Arkeologu Pasko Kuzman, i cili është i njohur për deklaratën e tij se nuk do të largohet nga kjo botë pa mos e zbuluar varrin e Aleksandrit të Madh, ka lëshuar sërish një deklaratë të ngjashme.

Ai thotë se nëse tregon se ku ndodhet varri i Lekës së Madh, do të fillojë lufta e tretë botërore.

“Pas gjithë hulumtimeve dhe studimeve që kam bërë ndër vite, lirisht mund të them se e di se ku është varri i Aleksandrit të Madh, por në këtë pikë aftësia ime intelektuale është e përqendruar në shkrimin e një romani për bashkëkombasin tonë në Paris”.

“Në një rast, kur më pyetën pse nuk thashë nëse e di se ku ishte varri i Aleksandrit të Madh, unë u përgjigja se nëse do ta bëja, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore. Kam frikë edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të njerëzimit nëse zbulojmë të vërtetën për vendin ku është varrosur Aleksandri. Do të jetë diçka si zbulimi i varrit të Jezu Krishtit”, thotë Kuzman.

Sipas informacioneve të tij, për të cilat thotë se nuk janë absolutisht të vërteta, vendi i varrit të Aleksandrit të Madh është tek lokaliteti arkeologjik Isar, në fshatin Marvinci të Vallandovës.

Pasko Kuzman nga 2006 deri në 2013 ishte Drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Në korrik 2014, Gjykata Penale e Shkupit e dënoi atë me 3 vjet burg për rastin e gërmimeve dhe shitjeve të paligjshme të objekteve arkeologjike, të njohur si “Falanga 2”.

Kuzman u dënua për shpërdorim të pushtetit, sepse ai u kishte dhënë dy personave leje për të gërmuar në dy lokalitete afër Katlanovës dhe Dellçevës. Almakos.com

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...