15:44:03 2018-02-02
Në web faqen e shoqatës franceze „Aide aux personne à la rue Bordeaux“ ka arritur një mesazh i një gruaje shqiptare nga Shqipëria, e cila duket se ka nevojë urgjente për ndihma në artikuj ushqimorë dhe gjera të tjera elementare. Si duket, në Shqipëri ajo është injoruar nga institucionet dhe nga dëshpërimi i madh po mundohet të gjejë ndihmë për t`i ushqyer fëmijët e saj në çfarëdo mënyre. Një kërkesë e tillë jashtë vendit, duket të jetë e palogjikshme duke pasur parasysh se kohëve të fundit janë organizuar disa shoqata humanitare në trojet shqiptare, sic janë: „Jetimat e Ballkanit“, emisioni televiziv „Shqiptarët për shqiptarët“ etj. Prandaj apelojmë që rasti i kësaj familje të hetohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t`i dilet në ndihmë. Më lartë po ua sjellim mesazhin e plotë të zonjës që ia ka dërguar shoqatës franceze, e cila në pamundësi për të intervenuar është gjendur në një pozitë të palakmueshme. (Shtegu.com)


