2018-02-01 2018-02-01
Shqiptari Florin C. (42) edhe më tej mbetet në burgim hetues, ka vendosur gjykatësja austriake nga Gjykata rajonale e Slazburgut, duke paralajëmruar „dyshime të forta“. Shqiptari ngarkohet me veprën penale „përpjekje për vrasje“, pasi nga gjysma e muajit tetor ai e ka therë me thikë në shpinë një truproje. Tani është gjetur një nyje e DNA-së.
„Ai nuk ka pasur qëllim për të vrarë“, ka këmbëngulur avokati mbrojtës Peter Lechenauer përmes gazetës austriake „Krone“. Përkundrazi, plagët e truprojes janë shkaktuar nga zënka: Hetimet e rastit janë në përfundim e sipër, ka pohuar avokati nga Salzburgu.
Para pak kohësh, rasti kaloi në mjekësinë ligjore: Sipas saj, janë gjetur tre nyje të cilat e ngarkojnë shqiptarin. Një hetim tjetër është në rrjedhë e sipër.
Gjakderdhja ka ndodhur orëve të hershme të mëngjesit të 14 tetorit: Florimi ka qenë duke vallëzuar me një grua në një lokal zë Salzburgut në rrugën „Gstättengasse“. Një person filloi ta ngacmojë, Florini u ndje i provokuar – situata menjëherë eskaloi. Në çastin kur një truproje dashti të ndërmjetësojë, dyshohet se Florini ka nxjerrë thikën dhe e ka therë dy herë në shpinë. Për fat të mirë, viktima nuk pësoi lëndime të rrezikshme për jetë.
Pas pak kohe, policia ka arritur ta arrestojë autorin e dyshuar dhe që atëherë Florini është duke qëndruar në paraburgim. në Puch-Urstein. Ai është i mendimit: „Gjithçka që ka ndodhur ka qenë e rastësishme dhe pa ndonjë qëllim“. Ai ka qenë i dehur dhe kishte konsumuar lëndë narkotike, shkruan „Krone“, përcjellë Shtegu.com. Mu për këtë, atij nuk i kujtohen shumë gjera.
Por, nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, gazeta austriake „Kronen Zeitung“ ka zbuluar një sekret të errët të shqiptarit: Në qershor të vitit 2000, për shkak të një vrasje në Shqipëri, në qytetin e Pukës ishte dënuar me 17 vite burg. Gjykata e atjeshme ka konstatuar se vrasjen e ka kryer me qëllim, duke vepruar si hakmarrje pasi ishte rrahur me shkopinj druri. Atëbotë, në moshën 22-vjeçare, Florini ishte pajisur me një pushkë automatike të njohur si „Kalashnikov“ dhe e vrau personin që e kishte rrahuar paraprakisht. Pas 13,5 vitesh burg, ai ka mundur të lirohet dhe së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën është arratisur nga vendi. Në muajin mars të vitit 2012, vendoset në Austri duke parashtruar kërkesë për azil, pasi kishte frikë nga hakmarrja.
Por, Florini edhe këtu nuk iu përmbahej ligjeve: Për shkak të plaçkitjeve të ndryshme qëndroi për 16 muaj në burgun në Ried (OÖ). Para një viti, me rastin e ndarjes, pasoi kallëzim penal ndaj tij nga bashkëshortja, për shkak të keqtrajtimit. Atij iu shqiptua edhe ndalesa e hyrjes në banesë. Florini u vendosë në një qendër tjetër strehuese dhe jetonte nga përkujdesja bazike. Edhe pas gjashtë vitesh të kaluar, kërkesa e tij për azil nuk ka përfunduar. (Shtegu.com)

