Amir Rrahmani prezantohet te Verona

Date:

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është prezantuar tek skuadra italiane e Veronës. 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare

Tashmë është gjithçka zyrtare. Amir Rrahmani është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Veronës në Serinë A. Mbrojtësi që aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës ka firmosur sot me ekipin e ri dhe nga sezonin e ardhshëm do të luajë në një nga ligat më të forta në botë.

Ish-futbollisti i Dinamos së Zagrebit kaloi tek Verona për 2.1 milionë euro, shifër e cila bëri diferencën pasi mbrojtësi ishte pranë transferimit te skuadra belge e Standard Liege.

25-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore e më pas firmosi për kontratën katërvcjeçare ndërkohë që paga e tij mendohet të jetë rreth 500 mije euro në vit. Rrahmani u shfaq shumë i entuziazmuar për aventurën e tij të re dhe shpreson të bëjë një sezon të mirë në vitin e parë në futbollin italian.

Futbollisti shqiptar ka mbajtur më parë veshur fanellën e Partizanit ku qëndroi për dy vite e më pas kaloi tek Split në Kroaci për të vijuar me Dinamon e Zagrebit, huazimin tek Lokomotiva dhe tashmë tek skuadra italian e Veronës, e cila përben ngjitjen më të madhe në karrierën e futbollistit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

OPINION | Kimete Berisha: Mes „vijave të trupit“ dhe filtrave që fshehin mendimin

Nga: Redaksia e Gazetës Kimete Berisha, dikur e njohur për...

Prindërit e viktimave kërkojnë përballje: „Jessica Moretti, na shiko në sy!“

SION, ZVICËR – Një atmosferë e rëndë dhe plot...

SHKUP, 12 Shkurt 2026 – Maqedonia e Veriut po...